“Zgjoi”, suksesi i trefishtë i kinematografisë së Kosovës në Amerikë - Business Magazine Albania

“Zgjoi”, suksesi i trefishtë i kinematografisë së Kosovës në Amerikë

Me të parin film artistik në karrierën e saj, regjisorja nga Kosova Blerta Basholli  bëri debutimin e madh ndërkombëtar. Çmimin e Madh të Jurisë si filmi më i mirë Dramatik, Regjisorja më e mirë dhe Çmimin e Publikut, në festivalin më të madh të filmit të pavarur në ShBA.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne”, do të shprehej regjisorja, e cila shkroi vetë edhe skenarin e filmit “Hive”, ose “Zgjoi” në gjuhën shqipe.

Ishte pikërisht historia e Fahrije Hotit, vejushës kosovare, që e frymëzoi për filmin e saj të parë. Atëkohë Blerta studionte Film në Universitetin e Nju Jorkut në ShBA, kur pa në televizor një kronikë kushtuar një gruaje që kishte sfiduar shoqërinë patriarkale në Kosovë dhe e vetme ia kishte dalë të ngrinte një biznes, duke u dhënë shpresë dhe punë grave si ajo, me bashkëshortët të humbur gjatë Luftës.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera, luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri dhe me bashkëproducentë: Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovskin, Tomi Salkovskin dhe Paskal Seminin.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0