Zgjohet pas një iktusi dhe flet me theks sllav, rasti i çuditshëm i një pacienti italian - Business Magazine Albania

Zgjohet pas një iktusi dhe flet me theks sllav, rasti i çuditshëm i një pacienti italian

Një rast i rrallë që i ka habitur të gjithë është regjistruar në spitalin e Padovas në Itali. Një 50-vjeçar, i cili kishte pësuar hemorragji cerebrale, pasi është zgjuar nga koma ka filluar të flasë me theks sllav. Një fenomen i tillë njihet si sindroma e theksit të huaj dhe që nga viti 1800 e deri më sot në gjithë botën kishte pasur vetëm 2 raste të tilla dhe me këtë të fundit bëhen 3.

Në dallim nga të gjitha rastet e raportuara në literaturë shkencore gjatë 220 vjetësh, pacienti italian me dëmtim në hemisferën e djathtë të trurit është studiuar për tre vjet përmes një analize të gjatë dhe komplekse. Mjekët thanë se 50-vjeçari megjithëse u zgjua duke folur me theks sllav, nuk ka pasur kurrë kontakte me sllavët.

“Pacienti, i kuruar plotësisht nga pikëpamja klinike, në zgjim konstatoi se ka fituar një theks sllav, edhe pse ai kurrë nuk ka qëndruar në vendet me karakteristika fonetike të kësaj zone gjeografike dhe nuk ka pasur kontakte të gjata me njerëz nga ato rajone. E veçanta e çështjes është për faktin se zona kortikale e vendosur në lobin frontal të majtë është thelbësore për gjuhën, ndërsa pacienti u prek nga goditja në anën e djathtë”, shpjegon Konstantinos Priftis, një nga neurologët që kanë hartuar studimin e publikuar në “Cortex”.

Ndryshimi i theksit përfshin vendosjen e gjuhës, nofullave, buzëve, laringut dhe faringut në mënyrë të ndryshme. “Nga studimi ynë del se në një ekzaminim të plotë metabolik (Tac / Pet) ka pasur një hipometabolizëm të qartë të pranishëm në trurin e vogël. Prandaj kemi demonstruar për herë të parë që një lezion i heshtur në këtë zonë gjeneron sindromën e theksit të huaj edhe pas një dëmtimi të djathtë hemisferik”, thonë ata.

Konkluzioni është se rasti italian, në të cilin lidhen goditja në hemisferën cerebrale të djathtë me sindromën e theksit të huaj gjatë zgjimit, i atribuohet një rasti të konstatuar për herë të parë të një rënieje të metabolizmit në pjesën e majtë të trurit dhe se mund të shkaktohet nga një mutacion shumë i rrallë gjenetik. Kjo hipotezë e dytë hap një skenar interesant dhe të ri në programimin e gjuhës: mutacioni gjenetik gjithashtu ka çuar në përdorimin e pjesës së djathtë për funksionet e gjuhës, një detyrë kjo që gjithmonë i është deleguar vetëm hemisferës së majtë.

web24 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0