Zgjidhet kryetari i ri i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri

Zgjidhet kryetari i ri i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri


Drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Z. Constantin von ALVENSLEBEN zgjidhet kryetari i ri i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri.

Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë (FIAA) në datën 26 shkurt mbajti Asamblenë e saj Vjetore. Në këtë takim u prezantuan aktivitetet kryesore dhe programi i punës së shoqatës së bashku me sfidat kryesore të Axhendës për vitin 2020. Gjatë këtij takimi, u zgjodh Presidenti e FIAA-s së bashku me anëtarët e rinj në Bordin e Drejtorëve që do të drejtojnë Shoqatën në dy vitet e ardhshme.

Bordi i ri drejtues i FIAA-s përbëhet nga Drejtorë të Lartë të kompanive të rëndësishme në vend:

Constantin von ALVENSLEBEN, drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, President i sapozgjedhur i FIAA-s

Elvin GURI, investitor në Telekom Albania, Anëtar i Ri i Zgjedhur në Bordin e FIAA-s

Bledar SHELLA Drejtori i Përgjithshëm i OTP Bank Albania, Anëtar i Ri i Zgjedhur në Bordin e FIAA-s

Rohan D’SOUZA, Kryetar i Kompanive SHELL në Shqipëri, i zgjedhur në vitin 2019

Znj. Stela DHAMI, Partnere e Colliers International në Shqipëri, e zgjedhur në vitin 2019

Xingyun SUN, Drejtori i Përgjithshëm i Bankers Petroleum Albania, i zgjedhur në vitin 2019

Përparim KALO, Partner në Kalo & Associates, i zgjedhur në vitin 2019

Kryetari i ri i FIAA-s, Z. Constantin von ALVENSLEBEN ka një përvojë të gjatë në menaxhimin e aeroporteve dhe aviacionit si edhe në industrinë e zhvillimit të pronave. Ai e njeh Shqipërinë dhe mjedisin e saj të biznesit që nga detyra e tij e parë si Drejtor i Përgjithshëm i TIA-s gjatë viteve 2005-2007, ku ai menaxhoi me sukses fazën fillestare në aeroportin e vetëm në Shqipëri.

Lexo këtu: Dhoma Amerikane e Tregtisë, klimë e përkeqësuar e investimeve në Shqipëri

Në Shtator të vitit 2019, Z. Constantin u zhvendos në Shqipëri përsëri, për të ndërmarrë një sfidë të re si Drejtor i Përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, këtë herë në pronësi të kompanisë kineze ”China Everbright”, e cila është e themeluar dhe e regjistruar në Hong Kong.

Me 20 vjet prezencë në Shqipëri, FIAA është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë në zhvillimin dhe integrimin ekonomik të saj. Shoqata ka konsoliduar një bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare në vend, duke u pozicionuar si pjesë e strukturave të ndryshme këshilluese, me fokus klimën e biznesit në vend dhe tërheqjen e investime të reja.

FIAA numëron 80 kompani anëtare, mes tyre korporata të mëdha ndërkombëtare si Shell, Statkraft, banka të rëndësishme ndërkombëtare dhe kompani me përvojë në telekomunikacion, infrastrukturë, energji, real estate, etj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0