Zef Preçi: Konferenca e Donatorëve, pritet ndikim në rritjen ekonomike

Zef Preçi: Konferenca e Donatorëve, pritet ndikim në rritjen ekonomike



Konferenca e donatorëve është mirëpritur për kontributin e ofruar nga shumë shtete, por një prej çështjeve më të diskutuara është mirëmenaxhimi i tyre dhe barra e pjesës së dhënë në formë huaje.  Sipas ekspertit të ekonomisë z.Zef Preçi, drejtues i ACER (Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike), pavarësisht pikëpyetjeve, shuma e mbledhur nga Konferenca e Donatorëve, do të japë ndikim pozitiv në rritjen e ekonomisë së vendit.

A ndikojnë donacionet e rindërtimit në rritjen ekonomike të Shqipërisë?
Kur flasim për donacione në proçesin e rindërtimit, fjala është për atë pjesë të fondeve të cilat jepen pa kusht kthimi, domethënë janë dhurime apo mbështetje financiare falas me një qëllim të caktuar: rikuperimin e pasojave ekonomike, sociale dhe në jetën e biznesit të rajoneve të prekura nga tërmeti i 26 Nentorit 2019. Edhe pse jepen shifra të ndryshme rreth kësaj pjese të ofruar nga konferenca “Së bashku për Shqipërinë” mbajtur në Bruksel e 17 Shkurtit 2020, edhe pse një pjesë e tyre janë rishpërndarje e projekteve e programeve ekzistuese (që operojnë aktualisht në Shqipëri), edhe pse një pjesë e tyre do te menaxhohen drejtpërdrejt nga vendet apo organizatat donatore (dhuruese), në vleresimin tim, pritet një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike të vendit.

Lexo: Kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve

Kuptohet se ndikimi është më i madh sa më shpejt që të shpenzohen këto fonde, si dhe sa më shumë të shpenzohen për të blerë mallra dhe shërbime të çfarëdollojshme brenda vendit.

Ndikimi në çdo rast është dy llojesh: ndikim i drejtpërdrejtë (për shkak të një oferte financiare të shtuar për investime kapitale, siç është ndërtimi i banesave të reja apo blerja e disa mallrave dhe të shërbimeve në tregun vendas), dhe ndikim i tërthortë (psh për shkak të çlirimit të fondeve buxhetore që qeveria kishte parashikuar të investonte nga buxheti i shtetit që detyrimisht mendoj se duhet të rishikohet për këtë shkak, por edhe për shkak të përmirësimit të infrastrukturës në turizëm, etj., deri edhe tek imazhi i vendit që ndikon në rikthimin e ritmeve normale të rritjes ekonomike të vendit.

Pjesa tjetër e fondeve të premtuara ne konferencën e Brukselit janë kreditë në forma të ndryshme, me norma interesi dhe periudha ripagimi të ndryshme. Kjo pjesë, siç rezulton edhe nga burimet e ndryshme të informacionit që referojnë konferencën e djeshme, lidhet jo vetëm me rindërtimin mbas tërmetit të vitit të kaluar, por edhe me përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Në këtë kontekst, është pozitive që ndaj vendit tonë ka një ofertë financiare apo premtim për hua, por që mendoj se duhet menaxhuar me kujdes. Kjo për shkak se në kushtet e krizës ekonomike globale, mundësitë e marrjes së huave ekzistojnë, por rritja e borxhit publik është një kërcënim serioz për stabilitetin makro-ekonomik të vendit. Domethënë ka vend për optimizëm të matur dhe për përgjegjshmëri të lartë nga ana e autoriteteve shqiptare.

A ndikon fakti që një pjesë të parave e kemi marrë në formë borxhi?

Rritja e mëtejshme e borxhit publik, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohe, është zhvillimi makro-ekonomik më i padëshiruar për ekonominë tonë kombëtare. Në këtë kontekst, si dhe duke marrë parasysh faktin se së shpejti qeveria shqiptare do të dalë në tregjet ndërkombëtare me Eurobond-et (domethënë po marrim borxh të ri për të shlyer borxhin e vjetër), një ngutje qeveritare për të nënshkruar marrëveshjet përkatëse për pjesën e huave bankare apo nga shtete të veçanta, rrezikon të rëndojë situatën e vendit. Është koha të kuptojmë se përtej humanizmit të shprehur dhe për të cilin të gjithë duhet të jemi mirënjohës, jetojmë në kapitalizëm që funksionon sipas postulatit “nuk ekziston dreka falas”. Domethënë huatë duhen rikthyer dhe për hir të së vërtetës, huatë me norma të ulëta interesi dhe afate të gjata shlyerjeje janë të preferueshme kur ndihmojnë për të zhvilluar degë apo sektorë të ndryshëm të ekonomisë, por jo në rastet kur akaparohen nga oligarikët dhe lobistët që qëndrojnë përreth qëvërisë dhe kryeministrit, apo kur copëtohen në favor të interesave të ngushta e pse jo edhe private të drejtuesve vendorë duke ju larguar ndikimit pozitiv për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë sonë kombëtare, duke u shndërruar në konferenca, seminare, trajnime., etj., shumë herë të panevojshme dhe që konsumojnë fondet pa efektivitet: duke u shpenzuar kryesisht me kompani të huaja (domethënë që nuk lënë akumulim brenda vendit), etj. Ndërsa pjesa e kredive tregtare, pas të cilave qëndrojnë kushtëzime të natyrës fetare apo gjeo-strategjike mendoj se duhen vlerësuar me kujdes për të mos lejuar që emergjenca e rindërtimit të mos cënojë sigurinë kombëtare dhe interesat afatgjatë të vendit si pjesë integrale e BE-së.

Nëse po, në çfarë forme ndikon? Rritja e pakontrolluar e borxhit publik përbën një kërcënim që nuk mund të anashkalohet në një situatë të tillë. Për më tepër që në rastin konkret, kreditë po merren për investime në sferën joprodhuese (ndërtim banesash) dhe që kalon në pronësi private. Domethënë ky solidaritet ndaj familjeve që humbën banesat përbën një kosto për gjithë shoqërinë shqiptare, një borxh që duhet paguar së bashku me interesat përkatëse dhe kjo është pjesë e borxhit publik në tërësi. Mirëpo çdo rritje e mëtejshme e borxhit publik nuk mund të mos rrisë ndjeshmërinë e investitorëve të huaj dhe këshu vendi rrezikon të jetë më pak tërheqës ndaj tyre. Në të vërtetë investitorët e huaj mbeten rezerva më e madhe e sigurtë për të kompensuar mungesën apo pamundësinë e rritjes së investimeve publike, për hapjen e vendeve të reja të punës, për fuqizimin në tërësi të ekonomisë sonë kombëtare.

Lexo: Gota (gjysmë) plot e donacioneve

Për shkak të rrethanave të reja të krijuara mbas përfshirjes së buxhetit, fondeve të dhuruara dhe kredive në ndërtimin e banesave, pritet të shfaqen edhe probleme të tjera, siç është deformimi i mëtejshëm në tregun e ndërtimit, në tregun e sigurimeve si dhe rritja e stokut të banesave të ndërtuara dhe të pashitura. Gjithsesi këto mund të jenë objekt i një analize tjetër.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0