Zbulohet kartmonedha e re 20 euroshe, më e sigurtë - Business Magazine Albania

Zbulohet kartmonedha e re 20 euroshe, më e sigurtë


Kartmonedha e re  20 € do të fillojë të qarkullojë më  25 Nëntor 2015. E  shfaqur vetëm javën e kaluar, ajo përfshin një tipar inovativ sigurie në formën e një  “portreti të dritares” të vendosur në hologram. Kur kartmonedha shihet kundrejt dritës, dritarja bëhet transparente dhe shfaq një portret të figurës mitologjike të Europës, e dukshme në të dyja anët e kartmonedhës.

Gjithashtu kartmonedha e re e  20 €, ashtu si karmonedhat e reja të 5€ dhe 10€,  përfshin numrin 20 në ngjyrë jeshile të fortë (emerald) si dhe një portret të figurës së Europës si në ujëra.

Si ishte:

Si është:

rudi1

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0