Bugatti zbuloi imazhet e para të Chiron, pasardhësit të Bugatti Veyron. TechSot.Al raporton se 1478 kuaj-fuqi, makina ka 500hp më shumë se paraardhësi i tij kur u lançua në vitin 2005. Bugatti thotë se 150 prej tyre tashmë janë shitur që nga nëntori i kaluar, kur kompania e zbuloi fillimisht makinën. Emri është një nderim për Louis Chiron, i cili garonte për Bugatti gjatë viteve ’20 dhe ’30 dhe ishte shoferi më i suksesshëm për kompaninë.
Fuqia e tillë vjen prej motorrit të fuqishëm 8-litërsh W16 i kombinuar me një transmetim të automatizuar. Shpejtësia maksimale e Chiron është 420 km/ h (kufizuar në mënyrë elektronike) dhe përshpejtimi nga 0 në 100 km / h është vlerësuar të kryhet 2.5 sekonda. Makina është gjithashtu rreth 150kg më e rëndë se Veyron, 7 cm më e gjatë, 5 cm më e lartë dhe 3.8 cm më e gjerë. Makina kushton plot 2.6 milionë dollarë.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.