Zbulohen dy folësit e rinj të AllWeb, Goran Jankuloski dhe Miloš Skokić

Zbulohen dy folësit e rinj të AllWeb, Goran Jankuloski dhe Miloš Skokić


 

Goran Jankuloski dhe Miloš Skokić, drejtues të kompanisë “Ziska.rs”, zbulohet të jenë dy folësit e rinj të konferencës së Marketingut Dixhital AllWeb. 

Goran Jankuloski, bën pjesë në marketing që në vitin 2011 si anëtar i skuadrës dixhitale Executive Group. Duke punuar me shumë marka të mëdha lokale e rajonale, ai u zhvendos shpejt në pozicione të ndryshme.

Në vitin 2015 drejtoi grupin dixhital, përgjegjës për klientë si Coca-Cola, Fanta, Schweppes, United Media, Erste Bank dhe SBB.

Goran ka fituat Somoborac, Kaktus, IAB MIXX dhe shumë çmime të tjera në fushën e marketingut dixhital.

Në Shtator 2016 ai hapi agjencinë e tij Žiška duke u shërbyer klientëve përmes strategjive të Marketingut dixhital, përmbajtje dhe Web design.

Miloš Skokić, pasi shpenzoi disa vitë në industrinë e design, nisi karrierën në marketingun dixhital në 2013 si pjesë e grupit të marketingut dixhital të Communis DDB. Në këtë periudhë ai ishte përgjegjës për praninë onlinë të markave më të mëdha të FMCG. Ai punoi për klientë si Llotaria shtetërore e Serbisë, Heineken, Samsung, etj. Në 2015 fiton çmimin “Somoborac” për fushatën në WhatsApp që bëri për markën SWeeet.

Në 2015 fokusi i tij ishte prania e Coca-Cola-s në median sociale ku zhvilloi disa prej projekteve më të mëdha influencuese në rajon. Miloš dhe skuadra e tij janë pas suksesit të Fantas në Instagram, i cili qëndron në krye të listës së markave për komunitetin e adoleshentëve në Serbi.

Miloš është partner në menaxhimin e agjencisë dixhitale Žiška.

Konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, AllWeb po përgatitet për edicionin e saj të tretë. Tashmë prej 2 vitesh si organizim, AllWeb është konferenca që i tejkaloi pritshmëritë duke ndikuar fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore nga folës Ndërkombëtarë / Rajonalë dhe vendas. Ju njohim me folëse e rradhës, Barbara Slade Jagodic.

Lexoni: AllWeb 2018 – Prezantohen 3 folësit e parë!

Një një nivel ndërkombëtar, projektet e saj janë vlerësuar me çmimin e parë në fushën e marketingut të përmbajtjes. Specialitetet e saj përfshijnë menaxhimin e projekteve në web, SEO copywritting, marketingun e përmbajtjes, PR dhe marketingun në mediat sociale. Me pak fjalë, ajo i bën faqet e internetit të dukshme në motorin e kërkimit Google dhe të njohura në platformat e mediave sociale.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare. Ky është viti i tretë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Lexoni: Konferenca AllWeb, biletën mund ta blini edhe me Easy Pay

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0