Zbulimi i naftës/ Pasuri e çdo shqiptari! - Business Magazine Albania

Zbulimi i naftës/ Pasuri e çdo shqiptari!

Zbulimi i naftës/ Rama: Pasuri e çdo shqiptari

Kryeministri Rama tha në një deklaratë për mediat se zbulimi i naftës në Shpirag do të impaktojë në jetën e të gjithëve.

Ai tha se nëse do ndërtohet një fond sovran e serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit ekonomik të vendit, këto pasuri nëntokësore do të ndikojnë në të gjithë shoqërinë. Ai tha se do të sjellë ndikim në pensione, bilancin e pagesave, sistemin e arsimit, të shëndetësisë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Lexo edhe:Rritet çmimi i naftës, shtrenjtohet 15 lekë përgjatë një muaji

“Për fat të keq për shkak të keqadministrimit, keqqeverisjes dhe abuzimit të madh me burimet tona natyrore, fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptarë, është bërë sinonim i fjalës vjedhje. Nga një anë ne nuk kemi pasur deri më tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme në dispozicion. Burimet e shfrytëzuara ndër vite kanë qenë burime modeste, të keqpërdorura.

Koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, kanë qenë dorëzim total tek koncesionarë lloj-lloj. Kjo pasuri është keqshfrytëzuar. Për këto kërkime në këtë territor të fushës së burimeve tona natyrore ne kemi bërë ndryshim të qasjes së shtetit në këto kontrata dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale me kompani si Shell apo si Eni të një niveli ndërkombëtar.

Çdo shqiptar duhet të jetë i bindur se kjo pasuri e madhe është e tija. Përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do impaktojë pensionet, bilancin e pagesave, sistemin e arsimit, të shëndetësisë dhe mirëqenien e fëmijëve tanë, nëse ne do dimë të ndërtojmë si duhet një FOND SOVRAN e serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit ekonomik të vendit”,-tha Rama.

Por, çfarë është Fondi Sovran?

Fondi Sovran është shuma e mjeteve monetare që krijon Qeveria për qëllime të investimeve. Këto mjete monetare zakonisht mblidhen nga nga shitja e resurseve natyrore, nga privatizimet etj. Diçka e tillë ekziston në Norvegji, në Singapor, në Kuvajt etj. Për shembull, Fondi norvegjez është fondi më i madh në botë që ka arritur shumën mbi një trilion dollarë. Ky fond është krijuar pas gjetjeve të rezervave të naftës pranë brigjeve të Norvegjisë. Tani ky fond është pasuri e popullit norvegjez që investohet në asete të ndryshme në vend dhe në mbarë botën, për të krijuar kthim sa më të lart. Në disa shtete, ky lloj fondi përdoret për investime në industrinë vendore, e sidomos ato industri që janë strategjike dhe e kanë kthimin e garantuar për shkak fuqisë së tregut.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0