Zbardhet Axhenda e plotë e mbledhjes mes Shqipërisë dhe Kosovës - Business Magazine Albania

Zbardhet Axhenda e plotë e mbledhjes mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sot në Tiranë, në orën 11:30 tek Pallati i Kongreseve do të zhvillohet mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Takimit do të hapet me fjalën e dy krerëve të kabineteve, Edi Rama dhe Avdullah Hoti.

Pas tyre një fjalë të shkurtër do të mbajnë edhe anëtarë të ndryshëm të dy kabineteve, të cilët do të flasin lidhur me çështjet që dy qeveritë do të fokusohen dhe për marrëveshjet që do të nënshkruajnë dy palët. Më pas rreth orës 12:45 pritet të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, e vetëm 45 minuta më pas Rama e Hoti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Mbledhja, e cila do të zhvillohet për herë të parë me kryeministër, Avdullah Hotin do të mbyllet rreth orës 13:30 me një foto të përbashkët.

AXHENDA E PLOTË:

11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

13.30 – Foto e përbashkët

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0