Zana AI, fiton çmim në kompeticionin Chatbot & Voice Summit Berlin - Business Magazine Albania

Zana AI, fiton çmim në kompeticionin Chatbot & Voice Summit Berlin


Zana AI është fituese u kompeticionit të startup Chatbot & Voice Summit Berlin. Në edicionin e gjashtë të tij, ky event njihet si konferenca më e madhe në fushën e bashkebisedimit me kompjuterat, bashkimin e liderave të industrisë dhe komunitetit global të chatbot dhe zërin e ndërtuesve të teknologjisë.

Samiti i zhvilluar këtë muaj në Berlin kishte folës nga Google, SAP, Vodafone e shumë korporata të tjera me aktivitet global.

Julia Hoxha, bashkethemeluese e Zana thotë për Businessmag se, “Komunikimi me kompjuterat është front i ri, por Zana ka një zgjidhje unike. Falenderoj Julia Dungun, e cila jo vetëm është kyç në zhvillimet tona në Natural Language Processing (kuptim i gjuhës së përditshme), por dhe prezantoi në tribunë Zanën dhe rrembeu çmimin e parë”.

Mes një numri të lartë startupesh konkurruese, ajo u shpall fituese e kompeticionit duke siguruar një paketë të artë shtesë prej 10 mijë euro.

Zana Technologies GmbH është një start-up  fitues i teknologjisë së lartë, me bazë në Gjermani, që ofron komunikim të avancuar të teknologjisë.

Produkti më i rëndësishëm i Zana është orientuar në kujdesin shëndetësor dixhital dhe mundëson një monitorim gjithëpërfshirës shëndetësor në distancë. Oferta e produktit është një asistent inteligjent i zërit që përdoret për krijimin e një ure të drejtpërdrejtë midis pacientëve dhe mjekëve. ZANA AI kombinon bisedën aktive në gjuhën natyrore me monitorimin në kohë reale përmes pajisjeve të lidhura, të gjitha nga komoditeti i shtëpisë së një pacienti përmes një Smartphone ose pajisje inteligjente në shtëpi. Mbështetja e ZANA-s mbledh dhe paraqet të dhënat e pacientit të monitoruara përmes një sistemi inovues komandash që azhornon mjekët për shëndetin e pacientit të tyre në mënyrë të vazhdueshme dhe të sigurt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0