Zakonet e këqija ndoshta nuk duken si një problem i madh, por ndonjëherë ato mund të të pengojnë në jetën dhe karrierën tënde.
Sigurisht, askush nuk është perfekt. Në të shumicën e rasteve, zakonet e këqija pasojnë në probleme relativisht të vogla.
Kështuqë nëse disa nga këto zakone iu përkasin dhe juve, nuk duhet të shqetësoheni.
Gjithsesi, në rastet më ekstreme, disa prej tyre kanë tendencën të pengojnë ëndërrat e tua për sukses.
Ja disa nga zakonet që njerëzit jo të suksesshëm bëjnë:
Ti e mban gojën të kyçur
Ju e mbani kokën ulur. Ju nuk flisni. Ju nuk devijoni nga linja.
Përpjekja juaj për t’u përmbajtur se mos padashur ajo që do të thoni është e gabuar, po ju prish shumë punë.
Nëse mendoni se ambienti juaj i punës i dekurajon vazhdimisht njerëzit për të t’u ngritur ndaj masave ndëshkimore, ju keni të bëni me një ambjent pune toksik.
Ti je gjithmonë me vonesë
Vonesë e vazhdueshme është e papranueshme në një ambient profesional. Ardhja vonë të bën të dukesh moskokëçarës dhe jo fort i besueshëm.
Siç ka shkruajtur dhe Laura Schocker për Huffington Post, një studim i Universitetit të San Francisco “vonesa kronike dhe karakteristika specifike të personalitetit, duke përfshirë ankthin, kontrollin e dobët të vetes dhe një tendencë në kërkim të rrezikut.”
Ti mban mëri
Është normale mos t’i pëlqesh dhe mos të besosh te të gjithë njerëzit në jetën tënde.
Por të mbash mëri është një humbje kohe dhe energjie. Në një artikull për Web MD, Mike Fillon citoi një nga studimet e Hope College që thotë se të mbash mëri ka një efekt negativ edhe për shëndetin.
Kështuqë mos u kapni shumë pas gjërave.
Ti gënjen
Kjo është shumë e lehtë. Ji i sinqertë. Është e thjeshtë të biesh në kurthin ku thuren gënjeshtra të vogla zgjaten e bëhen më të mëdhaja. Hiqeni këtë zakon.
Ti ankohesh
Ankesat janë një sport sfidues për disa njerëz. Të gjithë kemi pakënaqësira. Plus, që t’i mbasha to përbrenda nuk është një gjë e mirë. Ndonjëherë është mirë që t’i tregoni shqetësimet që zëri juaj të dëgjohet. Por mos u bëni ai personi që nuk pushon së ankuari për çështje të parëndësishme që ndodhin në zyrë.
Ti prish urat e komunikimit
Gjatë jetës dhe karrierës, është e nevojshme të prishni disa ura, nëse personi në anën tjtër është toksik. Gjithsesi, këto raste duhet të jenë të rralla, jo një rregull i përsëritur. Ndërkohë që ti kalon në faza të ndryshme gjatë karrierës tënde, mos u armiqëso me njerëzit me të cilët mban kontake.
Sepse kjo mund të jetë në dëmin tuaj më vonë kur jeta t’iu ballafaqojë sërish me këta persona.
Ti nuk kujdesesh për veten
Ti mund të kesh gjithë të gjithë suksesin e botës, po ky i fundit nuk ka ansnjë vlerë nëse ti nuk kujdesesh për veten. Mos e lejoni stresin t’iu pengojë në aktivitetet tuaja të përditshme, të neglizhoni ushtrimet fizike, të ushqeheni keq dhe të neglizhoni veten tuaj. Herët ose vonë, zgjedhjet që bëni tani do bëhen vese dhe si përfundim do të shkatërrojnë jetën tuaj.
Gjuha jote e trupit është e gabuar
Gjuha e trupit bën një diferencë të madhe në mënyrën sesi njerëzit na kuptojnë ne – është më e rëndësishme nga ç’duket.
Ja përse gjuha e trupit e gabuar – si kontakti i pakët sy më sy dhe qëndrimi i gabuar – shkakton shumë dëme. Ti po saboton mundësitë e dua vetëm me gjuhën e trupit pa qënë nevoja të hapësh gojën dhe të flasësh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.