Zakonet 60-sekondëshe për shpërthime të shpejta të rritjes personale

Zakonet 60-sekondëshe për shpërthime të shpejta të rritjes personale


Kushdo që punon në një biznes të madh apo të vogël mund të përfitojë nga një gjë botërisht e fuqishme: rritja personale. Rritja personale përfshin dhe çon në rritjen tuaj si udhëheqës, apo si pronar i një biznesi. Kjo do të thotë që ju po zgjeroni kapacitetin tuaj të përgjithshëm për të mësuar, adaptuar dhe nxitur ndryshime për suksesin në biznes.

Ndonjëherë ekzistojnë disa truke, të cilat mund të praktikohen në vetëm 60 sekonda. Në këtë artikull do të lexoni disa prej tyre.

Merrni opinione
Para se të përfshiheni në një projekt apo detyrë të rëndësishme merrni 60 sekonda kohë për të pyetur një mentor, klient ose shef, për të sqaruar ndryshimin midis asaj që duket e mirë dhe e shkëlqyer në lidhje me përfundimin e punës. Shpeshherë, ne nuk bëjmë punën tonë më të mirë sepse thjesht nuk e kuptojmë ndryshimin midis së mirës dhe të madhes. Nëse përkufizimi i madh (ose edhe i mirë) është i tillë që kërkon që të mësoni gjëra të reja, thjesht keni ndërtuar një plan mini-mësimi dhe rritja do të vijë gradualisht.

Theksoni aktivet jo defiçitet
Herën tjetër kur të gjendeni duke u përballur me një sfidë në dukje të madhe, merrni 60 sekonda për të kujtuar të gjitha potencialet që keni në favorin tuaj, të gjitha pikat e forta që keni investuar në të. Rritja ndodh kur krijoni mundësi të reja, jo kur jeni pesimist.

Kujtohuni se si ndiheni kur ju mungon diçka e rëndësishme
Kur nuk keni energji për të investuar në punën tuaj, atëherë mendoni se para jush keni disa probleme, të cilat mendoni që nuk do t’i mposhtni dot. Ndonjëherë humori i keq që vjen për shkaqe të ndryshme mund të ndikojë direkt në punën dhe performancën tuaj. Pavarësisht situatave, ju duhet të jeni të hapur dhe optimist për mundësi të reja.

Lexo: Disa zakone të thjeshta ditore për të zhvilluar inteligjencën tuaj

Përqëndrohuni tek ato që ju interesojnë
Ju mësoni kur dëgjoni, jo kur jeni duke folur. Para se të përfshiheni në bisedën tuaj të rradhës me dikë, ndaluni për një moment dhe kujtojini vetes që të interesoheni për atë që personi tjetër ka për të thënë.

Dëgjo për të kuptuar, jo për të bindur
Kur diskutojmë për këndvështrimin tonë, ne shpesh dëgjojmë pak. Ne përqëndrohemi në përpjekjen për të gjetur të meta në argumentin dhe deklaratat e tjetrit për të hedhur poshtë, në vend që të mbajmë mendje të hapur dhe të përpiqemi të mësojmë diçka nga këndvështrimi i tjetrit. Angazhimi ju detyron të jeni objektiv dhe i drejtë në kundërargumentin tuaj. Kjo është një vlerë e shtuar për ju, pasi do të ndikojë në rritjen personale.

Filloni javën tuaj me “çfarë”
Para se të filloni punën të hënën, kur të shkoni në tryezën tuaj (ose kudo që punoni), bëjini vetes tre pyetje:

  1. Çfarë duhet të mësoj këtë javë për të përparuar qëllimet e mia të biznesit / profesionit?”,
  2. Çfarë duhet të mësoj të përparoj kauzën time?”
  3. Çfarë mund të ushqejë kureshtjen time?

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0