Youth Speak Forum &  Pitch Bootcamp nga AIESEC - Business Magazine Albania

Youth Speak Forum &  Pitch Bootcamp nga AIESEC


Je një i ri në moshën 18-30 vjeç në kërkim të një internshipi apo pune? Dëshiron të dish sesi të ‘shesësh’ veten më mirë para përfaqësuesve të kompanive më të mira në Shqipëri?!

AIESEC është aktualisht organizata më e madhe rinore në botë që në thelb ka zhvillimin e lidershipit tek të rinjtë nëpërmjet shkëmbimeve kulturore. AIESEC Albania si pjesë e AIESEC International ofron gjithashtu shumë mundësi për t’u zhvilluar dhe aktivizuar në shoqëri nëpërmjet eventeve të ndryshme të krijuara prej saj. Një prej tyre është edhe Youth Speak Forum &  Pitch Bootcamp në datat 11&12 Maj.

Si pjesëmarrës në këto evente do të keni mundësinë të trajnoheni nga një trajnues portugez i dërguar nga Spark Agency. Ai do t’ju mësojë se si të prezantoni veten tuaj në mënyrën më të mirë para një komisioni punësimi. Gjithashtu do të keni mundësinë që të praktikoni ato mënyra me mbi 30 kompanitë më të mira në Shqipëri, të cilat do të marrin pjesë. Nëse mendoni se nuk keni shumë për të prezantuar, pjesë e trajnimit është edhe zbulimi i pikave tuaja të forta dhe aftësive që ndoshta më parë nuk e dinit që i kishit.

Në fund të ditës, ju mund të përfitoni një internship në një prej tyre ose të punësoheni, pasi do të keni mundësi edhe për Networking. Në kohën e lirë do të keni mundësi për më shumë komunikim me kompanitë, nëse kanë vende vakante ose çfarë kërkonjë ata nga personat që duan të punësojnë në mënyrë që t’i zhvilloni ato aftësi.

Nëse dëshironi të krijoni lidhje të reja dhe të inspiroheni nga workshopet e njerëzve të suksesshëm në Shqipëri, Youth Speak Forum është vendi i duhur. Ditën e diel përfaqësues të United Nations Albania do të na prezantojnë cilat janë Sutainable Development Goals, me të cilat bota mund të bëhet një vend më i mirë. Madje do të krijhen në grup edhe projekte për zgjidhjen e një problemi për vendin tone, ku më i miri do të vlerësohet nga trupi gjykues dhe do të implementohet në vazhdimësi.

Nëse je gati për dy ditë plot aktivitete, trajnime, me qëllim që pas eventit të jesh një version më i mirë i vetes, mund të regjistrohesh Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0