"Yogurteria Tirana" ofron mundësi për franchising

“Yogurteria Tirana” ofron mundësi për franchising


Yogurteria është një nga bizneset më të suksesshme të qytetit, e vetmja në llojin e saj.

Një produkt i pëlqyer nga mosha të ndryshme, e sheh të nevojshëm zgjerimin në të gjithë vendin.

Tashmë ajo operon në katër pika:

  1. Rruga Ibrahim Rrugova, 7,
  2. Rruga e Elbasanit, përballë Ambasadës amerikane,
  3. Toptani Shopping Center
  4. Qendra tregtare TEG, kati 2.

Por kjo duket e pamjaftueshme përballë kërkesës së lartë në treg.

Gjatë një eventi të mbajtur nga Balkans Youth Council, Alketa Zyfi bashkëthemeluesja e “Yogurteria” deklaroi se një nga planet më të afërta është franchising.

Një ide shpesh e kopjuar pa sukses, tashmë jep të drejtën për t’u huazuar (blerë) nga kushdo që është i gatshëm ta menaxhoj këtë emër të suksesshëm.

“E kam parë shpesh që konkurrenca përpiqet të na imitojë, por pa rezultat,” tha Alketa Zyfi.

“Prandaj kemi vendosur që shërbimin tonë ta zgjerojmë duke ofruar franchising,” vazhdoi ajo,”Edhe nga klientët kemi patur shpesh kërkesa, kështu që së shpejti Yogurterinë do ta shihni edhe në vendet bregdetare.”

Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të kenë apo të menaxhojnë një sipërmarrje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0