Yoga, energji, meditim në Konventën e 21 & 22 Tetorit - Business Magazine Albania

Yoga, energji, meditim në Konventën e 21 & 22 Tetorit

Konventë

Klodian Murati ka konfirmuar praninë e tij në “Konventa”.

Ai ka mbi 12 vite që jep mësime yoga dhe meditimi. Duke përfshirë motivimin, ushqimin e mirë ai beson fort në ndikimin pozitiv që ajo ka, për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe rritjen e performancës së individit në marrëdhëniet familjare, në punë dhe në shoqëri!

Rezervo vendin tënd në: konventa

Ndërsa ditët po afrojnë, tashmë ka disa folës të konfirmuar me potencial për të rritur njohuritë për shitje, zhvillim personal dhe menaxhim.

Lexo: Krish Dhanam, një tjetër folës i konfirmuar në Konventën e Shitjeve 21-22 Tetor, Prishtinë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0