Xhaçka: Pas Italisë, edhe Gjermania njeh patentat shqiptare - Business Magazine Albania

Xhaçka: Pas Italisë, edhe Gjermania njeh patentat shqiptare

Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Gjermania për një marrëveshje të ngjashme si ajo me Italinë për njohjen e patentave. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Ministrja tha se është marrë drita jeshile për një marrëveshje të tillë me Gjermaninë ndërsa shtoi se po negociohen disa teknikalitete.

“Sapo kemi marrë dritën jeshile. Do të negociojmë disa teknikalitete. Se çfarë po negociohet nuk di të them sepse negociatat po bëhen nga ministria e Transporteve.”-tha ajo

Por kur do të hyjë në fuqi marrëveshja e bërë me Italinë për patentat e cila është botuar edhe në Fletoren Zyrtare? Ministrja shpjegoi se pala tjetër ka procedurat e veta, dhe se në 60 ditë do të njoftohen 20 rajonet e Italisë mbi teknikalitet e marrëveshjes. “Pala tjetër ka procedurën e vetë për miratim apo ratifikim. Pala italiane duhet të njoftojë të 20 rajonet mbi teknikalitetet e marrëveshjes. Hyn në fuqi në Itali për të paktën 60 ditë.”

Gjithashtu, gjatë bisedës në studio ministrja Xhaçka bëri të ditur se pritet që çelja e konferencës së parë ndërqeveritare të bëhet brenda presidencës portugeze. Dhe, nëse nuk arrihet deri atëherë, do të ndodhë brenda presidencës sllovene.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0