Workshop mbi Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve! - Business Magazine Albania

Workshop mbi Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve!

Workshop mbi Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve!

Workshopi mbi Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve është duke u organizuar si pjesë e aktiviteteve në  kuadër të projektit “Nisma për Pyjet e Veriut: Restaurimi i Pyjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri”  (Northern Forests Initiative – NFI). Projekti NFI është një nismë për ruajtjen e natyrës, e mbështetur  financiarisht nga Fondacioni Suedez Postcode dhe zbatohet nga Zyra Rajonale e IUCN për Evropën Lindore dhe  Azinë Qendrore (IUCN ECARO) në bashkëpunim me dy partnerë – Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MES) dhe  Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).  

Sipas Global Forest Watch, Maqedonia e Veriut ka humbur 5.5% dhe Shqipëria 6.5% të mbulesës së  përgjithshme pyjore gjatë 20 viteve të fundit. Studimet e fundit kanë konfirmuar një trend në rritje, duke  treguar humbje shqetësuese prej 6.78% dhe 4.88% të pyjeve jo të degraduara gjatë 12 viteve të fundit. Këto  trende vihen re edhe në rajone me vlera të larta të biodiversitetit, siç janë habitatet kryesore të rrëqebullit të  Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), një nënlloj i rrezikuar në mënyrë kritike (CR) sipas Listës së Kuqe të Llojeve të  Rrezikuara të IUCN-së, apo ato të llojeve të tjera endemike dhe ikonike të Evropës, si ujku dhe ariu. Gjithsej,  në zonën e prekur ndodhen 15 habitate të rëndësishme të Direktivës së Habitateve të BE-së. 

Menaxhimi i këtyre rajoneve me vlera të larta të biodiversitetit brenda zonave të mbrojtura nuk ka arritur të  parandalojë humbjen e pyjeve, ndërsa korridoret ekologjike që gjenden jashtë mbrojtjes ligjore janë  veçanërisht të ekspozuara ndaj degradimit të mëtejshëm. Për më tepër, prerjet e paligjshme të pyjeve kanë  qenë një problem i vazhdueshëm në Ballkan, së bashku me urbanizimin e shpejtë dhe ndryshimet në  përdorimin e tokës, të cilat shkaktojnë dëme në ekosistemet e pasura me biodiversitet dhe habitatet e faunës  së egër. Pasojat e ndryshimeve klimatike kontribuojnë në rritjen e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në të  gjithë rajonin, duke paraqitur një kërcënim për jetën dhe mirëqenien e komuniteteve rurale. Larmia e pyjeve  dhe qëndrueshmëria e ekosistemit pyjor janë ulur. 

Projekti NFI synon të kontribuojë në parandalimin e humbjes së mëtejshme të pyjeve në Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipëri përmes ndërmarrjes së aksioneve restauruese në peizazhet kyçe të biodiversitetit jashtë zonave  të mbrojtura, si dhe rritjes së kapaciteteve apo angazhimit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. 

Lexo edhe:3 forma se si mund t’i falni më shumë dashuri vetes suaj!

Ky projekt mundëson aplikimin e Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë (NbS) për Restaurimin e Peizazhit Pyjor  (FLR) në zona të përzgjedhura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Zonat e restaurimit janë zgjedhur duke  aplikuar Metodologjinë e Vlerësimit të Mundësive të Restaurimit (ROAM), që sjell të dhëna dhe njohuri të  reja për projekte të ardhshme restaurimi. Peizazhet e synuara të projekteve, “Bukovikj” në Maqedoninë e  Veriut dhe “Pashtrik-Morinë” në Shqipëri, përmbajnë zona pyjore që janë degraduar ndjeshëm dhe që kanë  nevojë për restaurim si zona me vlerë të madhe për biodiversitetin, duke ndërlidhurzonat e mbrojtura përreth. 

Puna për restaurimin e peizazhit pyjor do të ketë përfitime të shumta dhe rezultate të drejtpërdrejta, si  përthithja e karbonit, rritja e qëndrueshmërisë së ekosistemit, etj. Në të njëjtën kohë, ky projekt synon jo  vetëm të kompensojë humbjen e pyjeve, por gjithashtu të rrisë kapacitetet dhe angazhimin në kuadër të Sfidës së Bonit1, si dhe në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në të dy vendet. Për këtë qëllim, IUCN dhe partnerët  

1 Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut ka bërë një zotim për të restauruar 15,000 hektarë deri në vitin 2030, që përfaqëson 0.58% të  territorit të vendit, ndërsa Shqipëria ende nuk ka bërë një zotim për të restauruar ekosistemet pyjore.

Ky projekt financohet nga

MES dhe PPNEA do të angazhojnë një sërë aktorësh, që nga komunitetet lokale deri te institucionet  përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve, apo edhe vendimmarrësit. 

Ky workshop për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve (SFM) do të luajë një rol kyç në arritjen e objektivit të  projektit për rritjen e kapaciteteve kombëtare për restaurimin dhe menaxhimin e pyjeve. I konceptuar kryesisht për partnerët institucionalë, ky workshop do t’i mëshojë njohurive dhe mësimeve të nxjerra nga  metodologjia ROAM. Sesionet përkatëse do të shpjegojnë përfitimet dhe vlerat e shtuara të aplikimit të  NbS/FLR/SFM, do të ofrojnë akses në këto metologji, si dhe do të ndajnë praktikat më të mira. 

Data dhe Vendi: 

  • 26 – 27 Nëntor 2024 
  • Hotel Xheko Imperial, Tiranë, Shqipëri 

Pjesëmarrësit: 

  • Numri total i pjesëmarrësve: deri në 50 vetë. 
  • Grupi i synuar: staf teknik për pyjet nga bashkitë; agjencitë kombëtare (Agjencia Kombëtare e  Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve); ekspertë të pyjeve nga OJQ-të dhe federatat e  pyjeve, studentë të nivelit master/PhD, ekspertë të pavarur; grupet e përdoruesve: komunitetet  lokale brenda zonës së projektit, shoqatat e gjuetisë. 

Objektivat dhe Rezultatet: 

  • Objektivi kryesor: 

Rritja e kapaciteteve kombëtare për restaurimin dhe menaxhimin e pyjeve duke pajisur stafin teknik  me njohuri dhe mjete të nevojshme në hartimin e planeve të menaxhimit pyjor dhe praktikave të  qëndrueshme. 

  • Rezultatet e të nxënit: 

Ekosistemi i pyjeve: kuptimi i konceptit të ekosistemit të pyjeve dhe shërbimeve të ekosistemit të  pyjeve; diskutimi mbi gjendjen aktuale të pyjeve në shkallë globale, kombëtare dhe lokale. Menaxhimi i Qëndrueshëm i Pyjeve: kuptimi i parimeve bazë dhe instrumenteve ligjore të SFM;  diskutimi i çështjeve të pronësisë së tokës, përfshirja e komunitetit dhe aspektet gjinore të SFM;  njohuri mbi ekonominë e pyjeve. 

Restaurimi i pyjeve: njohuri mbi Zgjidhjet e bazuara në Natyrë (NbS) për restaurimin e peizazhit  pyjor (FLR); strategjitë/mjetet për planifikimin dhe dizajnimin e FLR; kuptimi i objektivave të restaurimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0