Workshop “Lanço biznesin tënd”

Workshop “Lanço biznesin tënd”


Mjaft ëndërruat, por filloni të planifikoni. Mësoni hapat praktikë si të filloni një biznes të suksesshëm në këtë workshop 1-orësh.

Drejtuar nga Mevish Aslam, një eksperte e sipërmarrjes, e cila ka mbështetur rreth 100 gra nga e gjithë bota në sipërmarrje.

Finaliste e “Çmimit të Madh të Sipërmarrësit Britanik” me punën e saj të paraqitur në Forbes, Fast Company, Entrepreneur, CNN dhe më tej.

http://www.sprinters.co/

Përshkrim

Çdo ide apo biznes kërkon që të jesh aktiv. Por ku duhet të fokusohemi më shumë? Në këtë workshop, unë do të shpjegoj të gjitha hapat që ju ndihmojnë të keni një fillim të mirë.

Në këtë workshop ju do të :

– Mësoni si të zhvilloni idenë tuaj në një biznes.
– Të zbuloni për çfarë ka nevojë biznesi juaj.
– Ecni me mua hap pas hapi përmes një liste detyrash.
– Përmirësoni fokusin tuaj, motivimin dhe do të ndjeheni të frymëzuar.

Vendodhja: Destil Hostel Albania

Ora: 6 PM – 7 PM

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0