Workshop: Inteligjenca Emocionale

Workshop: Inteligjenca Emocionale


 

Ky Workshop është një mundësi për studentët dhe punonjësit e rinj. Metoda dhe përmbajtja do të jetë e njëjtë me trajnimet e zhvilluara nga vendet europiane. Është një mix i shkëlqyer i edukimit formal dhe atij joformal.

Workshop-i do të zhvillohet në gjuhën angleze, duke ju dhënë mundësi ta praktikoni atë më mirë.

Ju do të kaloni një kohë fantastike, do të mësoni gjëra shumë të nevojshme të cilat do t’ju ndihmojnë në të ardhmen dhe gjithashtu në fund të workshop-it do të pajiseni me një certifikatë pjesëmarrje.

Datë: 24-25 Shkurt

►Vendi: Pranë zyrave të MAYA

►Mosha e pjesëmarrësve: Të rinj (18-35 vjeç)

►Gjuha që do të përdoret gjatë Workshop-it: Anglisht

►Vlera e trajnimit: 3000 Lek (ku përfshihet: 12 orë workshop +Libri i IE + Pushimi i kafes + Certifikata e pjesëmarrjes)

►Për të aplikuar klikoni këtu: https://goo.gl/forms/WKxCDaFpEeYmJS7h2

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0