WOLT hyn zyrtarisht në tregun shqiptar! - Business Magazine Albania

WOLT hyn zyrtarisht në tregun shqiptar!

WOLT hyn zyrtarisht në tregun shqiptar!

Wolt, kompania amerikano-finlandeze e teknologjisë dhe platforma e shërbimit delivery do të sjellë një risi në Shqipëri me hyrjen e saj në vend ditën e mërkurë 13 mars.

Me mbi 130 biznese bashkëpunëtore, duke përfshirë mes tyre emra të njohur si Opa, Delibros, Salt, Lift, Likos, Laguna, Yogurteria dhe Pastaria, Wolt premnton të bashkojë standardet ndërkombëtare të shërbimit delivery me shijet vendase, duke ofruar një përvojë të re për të gjithë klientët shqiptarë. Vlen të përmendet se shumë shpejt një shumëllojshmëri emrash të njohur ndërkombëtarë dhe vendas do t’i shtohen platformës, ndër to Elinikon dhe Someg, të cilët po e shtojnë për herë të parë shërbimin delivery. Wolt do të nisë shërbimin e saj fillimisht në zonat më të populluara të Tiranës duke u zgjeruar në javët në vijim edhe në periferi të qytetit. Qasja strategjike e Wolt pasqyron përkushtimin e kompanisë për të krijuar një ekosistem sa më të gjallë vendas. Platforma po bashkëpunon me restorante shqiptare dhe emra të njohur ndërkombëtarë, për të krijuar një urë lidhëse mes identitetit vendas dhe atij botëror dhe duke i ofruar të gjithë përdoruesve një përvojë të veçantë dhe mbresëlënëse.

Gjatë ditëve të javës, platforma do të jenë në funksion nga ora 08:00 e mëngjesit deri në mesnatë, ndërsa në fundjavë shërbimi do të vazhdojë deri në orën 02:00 të mëngjesit, duke ofruar sa më shumë komoditet për klientët përgjatë gjithë javës. Prania ekskluzive e markës ndërkombëtare Wolt në Shqipëri do të prezantojë shërbime të reja për përdoruesit duke e pozicionuar edhe njëherë kompaninë ndër emrat më të besuar të shërbimit delivery në botë. Në të njëjtën kohë, përdoruesit e platformës Wolt do të kenë mundësinë të ndjekin ecurinë e porosisë së  tyre në kohë reale përmes shërbimit të ofruar në platformë. Për të thjeshtuar blerjet, të gjitha produktet në aplikacion janë të shoqëruara me foto, si dhe mund të paguhen me kartë apo me para. Një shërbim tjetër i veçantë është se të gjithë klientët mund t’i planifikojnë porositë e tyre, në mënyrë që dërgesa të bëhet në orën apo ditën që u përshtatet më shumë.

Lexo edhe; Dren Abazi, jo vetëm band, por edhe brand

Të gjithë përdoruesit e rinj që regjistrohen në aplikacion do të kenë mundësinë të përfitojnë nga promovimi, ku të gjitha porositë do të dërgohen pa koston e shërbimit delivery për 14 ditët e para. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, konsumatorët kanë akses në ekipin më të shpejtë dhe më të mirë të shërbimit ndaj klientit, i cili përgjigjet mesatarisht në më pak se 60 sekonda. Hyrja e Wolt në tregun shqiptar simbolizon një epokë të re teknologjike, kulinarie dhe novacioni që premton jo vetëm një shërbim dërgesash, por një eksperiencë gjithëpërfshirëse që promovon shijet e pasura të kuzhinës vendase. Përkushtimi i platformës mbi sigurinë dhe kënaqësinë e klientit thekson misionin e saj për t`i bërë qytetet vende më të mira për të jetuar.

Dimitris Karelos, Drejtori i Përgjithsëm i Kompanisë për Rajonin e Mesdheut tha: “Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë nisjen e shërbimeve tona në Shqipëri, vendi i 27-të që Wolt prezantohet globalisht. Shqipëria tashmë ka një industri të madhe restorantesh e cila ka potencial të fuqishëm për t’u zhvilluar më tej përmes teknologjisë së avancuar të platformës Wolt, duke ofruar një përvojë unike për konsumatorët dhe mundësi rritjeje për tregtarët vendas. Sot ne nisim shërbimet tona me më shumë se 130 biznese në portofolin tonë dhe presim që ky numër bashkëpunëtorësh të rritet në javët në vijim, duke u përhapur edhe më gjerë në vend dhe duke shtuar produkte dhe shërbime në dispozicion të konsumatorëve shqiptarë. Misioni ynë për t’i bërë qytetet vende më të mira për të jetuar është përkushtimi ynë më i madh”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0