Wolf & Shark lançon qendrën profesionale të kurseve me një përqasje inovative në tregun shqiptar - Business Magazine Albania

Wolf & Shark lançon qendrën profesionale të kurseve me një përqasje inovative në tregun shqiptar

Wolf & Shark, qendra më e re e formimit profesional jopublik në Tiranë, po sjell një qasje të re dhe të strukturuar në marketingun dixhital dhe menaxhimin e faqeve web. 

Me lançimin e 4 kurseve të reja profesionale me çertifikatë të njohur nga Ministria, Wolf & Shark synon të formojë profesionistët e së ardhmes në Shqipëri, duke kombinuar njohuritë teorike dhe praktike me mundësi të shkëlqyera për zhvillim të mëtejshëm.

Isan Hydi, ekspert me 15 vjet përvojë në Digital Marketing, vendosi të sjellë këtë program në Shqipëri kur vuri re se tregut i mungonin profesionistë të aftë në nivel praktik. Ai u shpreh:
“Vendosa të krijoj akademinë e kurseve profesionale në Tiranë për të sjellë eksperiencën time 15 vjeçare në Digital Marketing edhe në Shqipëri, pasi konstatuam se në treg mungonin profesionistë të aftë në punën praktike. Kurse profesionale si këto të Wolf & Shark do të jenë ndryshe nga të tjerat, që zgjasin për muaj me seanca të shkurtra, duke bërë që studentët të humbin interesin për specializim dhe eksperimentim në profesion.”

Programi përbëhet nga 4 kurse profesionale kryesore, që mbulojnë aspekte kyçe të marketingut dixhital dhe teknologjisë së web-it, të dizajnuara për t’iu përgjigjur kërkesave aktuale të tregut.

  1. Kursi SEO Specialist Bazë

Në këtë kurs 20-orësh, studentët do të mësojnë teknikat bazë të SEO-s, përfshirë:

  • Si të kryejnë një hulumtim të fjalëve kyçe.
  • Optimizimin on-page dhe off-page për motorët e kërkimit.
  • Krijimin e përmbajtjes që tërheq dhe angazhon audiencën.
  1. Kursi SEO Specialist Avancuar

Ky kurs i avancuar përfshin:

  • Teknika të avancuara SEO, duke përfshirë përmirësimin e shpejtësisë së faqes dhe strukturën e saj.
  • Optimizim për pajisjet mobile dhe përdorimin e teknologjisë për performancë më të mirë.
  • Analizën e konkurrencës dhe strategjitë për të rritur dukshmërinë online.
  1. Kursi Digital Marketing

Ky kurs përfshin strategjitë më të fundit të marketingut dixhital, duke përfshirë:

  • SEO dhe SEO Copywriting për të përmirësuar dukshmërinë.
  • Marketingun e hyrjes (Inbound Marketing) për të tërhequr klientë të rinj.
  • GDPR dhe përputhshmërinë me tregtinë elektronike për të mbrojtur të dhënat e klientëve.
  1. Kursi WordPress Bazë

Lexo edhe:Mbyllet me sukses edicioni i 2-të i panairit më të madh të Teknologjisë, Inovacionit & Edukimit, Future2Tech!

Në këtë kurs, pjesëmarrësit do të mësojnë gjithçka rreth krijimit dhe menaxhimit të faqeve web në WordPress, përfshirë:

  • Instalimin e WordPress-it dhe personalizimin e faqeve.
  • Përdorimin e plugin-eve për të optimizuar SEO-n dhe performancën.

Isan Hydi shton:
“Me kurset tona, garantojmë për studentët më të mirë dhe më të uritur për dije dhe punë, edhe internship-e me kompani partnere që rriten dita ditës. Por nuk mbaron këtu! Çdo student do të bëhet pjesë e një grupi privat për networking, ku do të mund të marrë këshilla sa herë që dëshiron nga unë ose nga profesionistë shqiptarë dhe të huaj, duke u mundësuar rritje profesionale edhe pasi të kenë filluar punë.”

Wolf & Shark synon të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si zhvillohet edukimi profesional në Shqipëri. Pasi përfundon internship-in, studentët do të ndihmohen për t’u punësuar në kompani partnere në Shqipëri ose Itali, duke siguruar që çdo student të përfitojë nga mundësitë më të mira të punësimit.

“Ideja e qendrës së formimit jopublik Wolf & Shark është të krijojë profesionistët shqiptarë të së ardhmes, duke mos lënë mbrapa asnjë nga studentët,” përfundon Hydi.

Regjistrimet janë të hapura, dhe vendet janë të kufizuara për të garantuar një përvojë të personalizuar dhe me cilësi të lartë. Së shpejti do të hedhim ne treg edhe kurse te reja. Për më shumë informacion dhe për t’u regjistruar, vizitoni faqen tonë: https://wolfandshark.com/kurse-profesionale/

Kontakti për mediat:
Wolf & Shark
Email: info@wolfandshark.com
Telefon: +355 69 4044545

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0