Wojciech Szczesny njofton largimin e befasishëm nga futbolli - "Asgjë nuk është e pamundur dhe besomëni, vazhdoni të ëndërroni fort!" - Business Magazine Albania

Wojciech Szczesny njofton largimin e befasishëm nga futbolli – “Asgjë nuk është e pamundur dhe besomëni, vazhdoni të ëndërroni fort!”

Ish-portieri i Arsenalit dhe Juventusit, Wojciech Szczesny, ka njoftuar me befasi largimin nga futbolli profesionist në moshën 34-vjeçare.

Szczesny u largua së fundmi nga kontrata e tij me Juventusin me marrëveshje të përbashkët. Ai bëri 35 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar dhe ishte pjesë e Kombëtares së Polonisë në Euro 2024 këtë verë, por në vend që të gjente një klub të ri siç pritej, portieri i vitit 2019/20 në Serie A vendosi të tërhiqet nga loja. Szczesny e bëri të ditur pensionimin e tij përmes një postimi të gjatë në Instagram, duke shpjeguar se megjithëse është fizikisht në një gjendje të mirë për të vazhduar, zemra e tij nuk është më në këtë rrugë.

“U largova nga Varshava, qyteti im i lindjes, në qershor të vitit 2006 për t’iu bashkuar Arsenalit me një ëndërr – për të bërë një karrierë nga futbolli,” filloi ai.

“Pak e dija se kjo do të ishte fillimi i një udhëtimi të jetës. Pak e dija se do të luaja për klubet më të mëdha në botë dhe të përfaqësoja vendin tim 84 herë. Pak e dija se jo vetëm që do të bëja një karrierë nga loja, por loja do të bëhej e gjithë jeta ime.

“Nuk realizova vetëm ëndrrat e mia, por arrita aty ku imagjinata ime as nuk do të guxonte të më çonte. Kam luajtur në nivelin më të lartë me lojtarët më të mirë në histori, pa u ndjerë kurrë inferior. Kam bërë miq përjetë, krijuar kujtime të paharrueshme dhe takuar njerëz që kanë bërë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time.

Lexo edhe: Eja në Cassini Hackathon “Mjedisi dhe Tranzicioni i gjelbër” dhe ndihmo në krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme!

“Çdo gjë që kam dhe çdo gjë që jam, ia detyroj lojës së bukur të futbollit…

“Por gjithashtu i kam dhënë lojës gjithçka që kisha. I dhashë lojës 18 vjet të jetës sime, çdo ditë, pa asnjë justifikim. Sot, megjithëse trupi im është ende i gatshëm për sfida, zemra ime nuk është më aty. Ndjej se tani është koha t’i jap të gjithë vëmendjen time familjes sime – gruas sime të mrekullueshme Marina dhe dy fëmijëve tanë të bukur Liam dhe Noelia. Prandaj, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist.

“Mbarimi i një udhëtimi është koha për reflektim dhe mirënjohje. Ka shumë njerëz që do të më duhej t’i falënderoja në këtë moment, por do të përpiqem ta bëj këtë personalisht me secilin prej tyre. Por për ju – tifozët, ju detyrohem një falënderim të veçantë për të qenë pjesë e këtij udhëtimi me mua. Për mbështetjen dhe kritikën, për dashurinë dhe urrejtjen, për të qenë pjesa më e bukur dhe romantike e futbollit. Pa ju, asgjë nga kjo nuk do të kishte kuptim! Faleminderit! Tani, çdo histori ka një fund, por në jetë çdo fund është një fillim i ri.

“Çfarë do të sjellë kjo rrugë e re për mua, vetëm koha do të tregojë. Por nëse këto 18 vitet e fundit më kanë mësuar diçka, është që asgjë nuk është e pamundur dhe besomëni, do të ëndërroj fort!”

onefootball

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0