Eja në Cassini Hackathon “Mjedisi dhe Tranzicioni i gjelbër” dhe ndihmo në krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme! - Business Magazine Albania

Eja në Cassini Hackathon “Mjedisi dhe Tranzicioni i gjelbër” dhe ndihmo në krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme!

Hackathon i 7-të CASSINI është një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Evropian që do të zhvillohet në 10 vende evropiane, përfshirë Shqipërinë, organizuar nga ICTSlab.

Me temën ‘Mjedisi dhe Tranzicioni i Gjelbër’, Hackathon do të mbahet online dhe personalisht në 10 vende në Evropë. Kjo është një mundësi emocionuese për studentët, koduesit, programuesit, sipërmarrësit dhe profesionistët e mjedisit të nxitur nga inovacioni për të bashkëpunuar dhe transformuar idetë e tyre në zgjidhje inovative përmes teknologjive hapësinore të BE-së.

Cassini Hackathon do të zhvillohet në datat 13-15 shtator në Tiranë.

Pjesëmarrësit do të kenë qasje në burime të ndryshme dhe do t’u ofrohet mentorimi nga ekspertë të ndryshëm.
Një grup çmimesh prej 3,000 Euro pret skuadrat fituese, me mundësinë e shtuar për ekipin kryesor për të konkurruar kundër fituesve të tjerë të Hackathon nga e gjithë Evropa.

Nuk kërkohet përvojë e mëparshme me të dhënat e hapësirës në BE!

Kriteret e aplikimit:
Të gjithë shtetasit shqiptarë mbi 18 vjeç.

Regjistrimi është falas, dhe çdokush mund të bashkohet; nuk është e nevojshme përvojë e mëparshme. Do të frymëzoheni nga ekspertë lokalë në biznes dhe teknologji hapësinore. Do të mësoni si të qaseni në të dhënat hapësinore nga Copernicus dhe shërbimet e pozicionimit dhe navigimit nga EGNOS dhe Galileo. Do të njiheni me njerëz të aftë, do të bashkoheni në një ekip dhe do të zhvilloni një prezantim për të trajtuar një nga sfidat:

1 – Monitorimi dhe raportimi i emetimeve të karbonit
2 – Optimizimi i shërbimeve dhe planifikimi për të zhvilluar jetesë të qëndrueshme
3 – Parashikimi dhe zbutja e ndryshimeve klimatike

Regjistrohu këtu deri në datën 5 shtator!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0