WIZZAIR vjen në Shqipëri në prill të 2017, bileta më të lira për qytetarët - Business Magazine Albania

WIZZAIR vjen në Shqipëri në prill të 2017, bileta më të lira për qytetarët


Ministri i Transporit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë. Gjatë takimit me Ministrin e Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, Ministri Dervishaj nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi, që i hap rrugë fillimit të fluturimeve të kompanisë “low costWIZZAIR, në muajin Prill 2017.

Ministri Dervishaj fillimisht falenderoi Qeverinë Hungareze për mbështetjen që i jep Shqipërisë në proceset integruese në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur te Memorandumi, Dervishaj theksoi se ardhja e kompanisë “low cost” për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destinacione të tjera.

Fillimi i fluturimeve të kësaj kompanie të njohur “low cost”, do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave, tha Dervishaj.

Ministri Dervishaj tha se rivendosja e një linje ajrore mes 2 shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.

Ministri Sokol Dervishaj u ndal te Aeroporti i Kuksit, duke thënë se Ministria e ka prioritet vënien në përdorim. Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion këtë aeroport, tha Dervishaj.

Nga ana e tij Ministri i Zhvillimit Kombëtar Miklós Seszták, tha se kjo është një marrëveshje historike që u arrit falë angazhimit personal të Ministrit Dervishaj, pasi ishin 2 vjet që nuk po nënshkruhej nga pala shqiptare.wizzair-vjen-ne-shqiperi-ne-prill-te-2017-bileta-me-te-lira-per-qytetaret-businessmag

Z.Seszták tha se ky Memorandum, është historik pasi të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët. Ministri Seszták gjithashtu mirëpriti propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeroportin e Kuksit.

Më tej Ministri Dervishaj dhe Ministri Hungarez Seszták diskutuan  për të bashkëpunuar në fusha të tjera, ku kompanitë hungareze janë të mirëpritura.

Ministri Seszták tha Hungaria është shumë e interesuar të investojë në Shqipëri, si në sektorin ajror që tashmë është konkret si angazhim, por edhe në sektorin detar dhe atë hekurudhor.

Dy zyrtarët e lartë ranë dakort që të vijojnë takimet për të konkretizuar bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0