WIZZ AIR vlerësohet për investimin në teknologjinë novatore të prodhimit të karburantit të aviacionit - Business Magazine Albania

WIZZ AIR vlerësohet për investimin në teknologjinë novatore të prodhimit të karburantit të aviacionit

Wizz Air

Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror ka fituar çmimin e Investimit Strategjik të vitit në Europë gjatë ndarjes së çmimeve të Investitorëve të Biokarburantit (SAF) në Londër. Çmimi i investitorëve të SAF vlerëson liderët e industrive, të cilët kanë ndërmarrë hapa për të dekarbonizuar aviacionin duke e çuar industrinë përpara.

Wizz Air u vlerësua për investimin prej 5 milionë paundësh në kompaninë Firefly, një kompani angleze e karburantit bio, për të mbështetur studimet dhe kërkimet në prodhimin e karburantit të qëndrueshëm të aviacionit.

Firefly është e specializuar në një proces unik, e cila konverton ujin e kanalizimeve, një produkt me vlerë të ulët që mund të gjendet me sasi të mëdha, në karburant të qëndrueshëm (SAF). Partneriteti i Wizz Air me Firefly do të lejojë linjën ajrore të furnizojë me deri në 525.000 tonë SAF për 15 vjet për të gjitha operimet e saj në Mbretërinë e Bashkuar, nga viti 2028. Kjo nismë ka potencial të zgjerohet edhe më tej në Evropë.

Karburanti i qëndrueshëm i kompanisë Firefly, i cili do të certifikohet në mënyrë të pavarur në linjë me standardet për Biomaterialet e Qëndrueshme (RSB), mendohet se do të reduktojë emetimet e gazeve serë me 90% në krahasim me karburantin normal të avionëve në bazë të ciklit jetësor. Kompania e biokarburantëve synon që impianti i parë do të vihet në punë brenda 5 viteve të ardhshme.

Përveç marrëveshjeve për biokarburantin si dhe investimeve të ndryshme, rinovimi i flotës së avionëve dhe i operacioneve efikase me kosto të ulët janë pika kryesore të strategjisë së Wizz Air për qëndrueshmërinë mjedisore. Linja ajrore përdor teknologjinë e fundit në avionët e saj si dhe i jep prioritet numrit të lartë të sediljeve dhe të ngarkesës, për t’u siguruar që të gjithë fluturimet të jenë sa më pak të dëmshme për mjedisin.

Wizz Air udhëheq industrinë e aviacionit për sa i përket emetimeve më të ulëta të karbonit për pasagjer/km dhe është e përkushtuar të reduktojë akoma më shumë intesitetin e CO2 deri në vitin 2030. Në 2023, Wizz Air vendosi një rekord të ri me emetimet mesatare më të ulta të CO2 – 51.5 gramë për pasagjer/km, një ndryshim prej 6.8% krahasuar me një vit më parë.

Yvonne Moynihan, Zyrtare e Korporatës për çështjet mjedisore dhe sociale në Wizz Air tha: “Jemi shumë të entuziazmuar që fitojmë Çmimin e Investitorit për Karburantin e Qëndrueshëm për investimin tonë të parë në kompaninë Firefly, një prodhues i karburantit të qëndrueshëm të avionëve. Industria e aviacionit përballet me një sfidë të vështirë për të siguruar mjaftueshëm biokarburant dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim teknologjitë novatore si ato të Firefly, të cilat e mbështesin industrinë në mënyrë afatgjatë. Prodhimi i biokarburantit me përbërjen e ujërave të zeza është diçka e rëndësishme pasi është e lirë dhe gjendet lehtësisht. Ne jemi krenarë që jemi ndër të parët në këtë fushë me qëllimin për të vendosur një standard të ri për linjat e tjera ajrore dhe për të avancuar të ardhmen e kësaj industrie”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0