Wizz Air prezanton abonimin unik “All You Can Fly”! - Business Magazine Albania

Wizz Air prezanton abonimin unik “All You Can Fly”!

Wizz Air prezanton abonimin unik “All You Can Fly”!

Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore globalisht në Evropë, ka njoftuar prezantimin e abonimit të saj “All You Can Fly”, duke ofruar një numër të lartë fluturimesh brenda një periudhe 12 mujore për £534/€599, drejt më shumë se 800 destinacioneve.

Abonimi WIZZ All You Can Fly është i pari i këtij lloji në Evropë, me Wizz Air si të vetmen linjë ajrore, e cila ofron një numër të lartë fluturimesh me një tarifë të caktuar. Abonimi vjetor prej £534/€599 do t’u ofrojë udhëtarëve spontanë mundësi fluturimesh në të gjithë rrjetin e Wizz Air me një tarifë të pandryshuar për secilin rezervim, prej vetëm £9.00/€9.99. Opsionet e reja të abonimit do t’u japin klientëve një mundësi të shkëlqyer për të udhëtuar sa herë të dëshirojnë, duke i ndihmuar ata të kursejnë para në çmimet e zakonshme të biletave.

Nga dielli dhe deti në Mesdhe, deri te aventurat malore në Alpet Austriake, si dhe vizitat në qytetet e famshme të Parisit dhe Londrës, abonimi WIZZ All You Can Fly do t’i mundësojë udhëtarëve aventurierë disa nga pushimet më të mira si në qytet, ashtu dhe në vendet më të veçanta në Evropë e më gjerë. Nëse jeni duke dëshiruar një picë në Itali, ose thjesht të kaloni një fundjavë pranë një prej liqeneve të pacënuara të Evropës, mundësitë e udhëtimit në minutën e fundit do t`ju çojnë drejt destinacioneve më të mira kulturore dhe kulinare në botë.

Lexo edhe:Chocolab Albania – Çokollata që kombinon traditën shqiptare me teknologjinë moderne

  I përsosur për udhëtarët e shpeshtë që gjithmonë janë në kërkim të udhëtimit të tyre të radhës, abonimi është i vlefshëm për një pasagjer, në një periudhë 12 mujore. Klientët do të jenë në gjendje të zgjedhin destinacionin e disponueshëm 72 orë përpara datës dhe orës së nisjes. 

Wizz Air po ofron një promocion të veçantë të abonimit All You Can Fly me një çmim të jashtëzakonshëm prej £445/€499. Promocioni do të fillojë nga ora 10:00 CET më 13 gusht 2024, deri në orën 23:59 CET më 15 gusht. Pas periudhës promocionale, të gjithë klientët do të jenë në gjendje të blejnë abonimin me çmimin e rregullt prej £534/€599. Pasagjerët mund të rezervojnë fluturime brenda abonimit WIZZ “All You Can Fly” duke filluar nga data 25 shtator 2024.

Klientët e Wizz Air do të jenë në gjendje të përdorin abonimin për të fluturuar sa më shumë që të mundin, nga pothuajse 200 qytete,  në mbi 50 vende,  drejt 800 destinacioneve të WIZZ.

Drejtuesja Komerciale e Wizz Air, Silvia Mosquera u shpreh: “Ne jemi të ngazëllyer të jemi të parët që prezantojmë këtë abonim të veçantë për udhëtarët në Evropë. Abonimi WIZZ “All You Can Fly” do t’u japë klientëve qindra mundësi arratie spontane me një  çmim fiks, duke u dhënë atyre lirinë të fluturojnë kurdo që t`u përshtatet pa paguar vlerê të shtuar. Nga udhëtarët aventurierë tek nomadët digjitalë, ky abonim do ta bëjë më të lehtë udhëtimin për udhëtarët e shpeshtë dhe do t’i lidhë ata me vende të reja.”

Çmimi i rregullt për WIZZ All You Can Fly do të jetë £534/€599, kështu që udhëtarët e zellshëm duhet të regjistrohen tani për ofertën promocionale prej £445/€499 përsa kohë është ende e disponueshme.

Artikujt shtesë ndihmës si bagazhet dhe zgjedhja e vendit nuk përfshihen në tarifën e abonimit, por, si zakonisht, mund të shtohen veçmas në rezervim. Vendet e uljes në avion do të jenë subjekt i disponueshmërisë dhe tarifat e abonimit WIZZ All You Can Fly nuk janë të garantuara të jenë të disponueshme për çdo fluturim të reklamuar nga Wizz Air. Klientët do të jenë në gjendje të rezervojnë bileta duke përdorur abonimin, duke filluar nga data 25 shtator 2024.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0