Wizz Air njofton hapjen e linjës low-cost Tiranë-Londër - Business Magazine Albania

Wizz Air njofton hapjen e linjës low-cost Tiranë-Londër


Linja e fluturimeve ajrore me buxhet të ulët, Wizz Air, njoftoi të hënën se do të zgjerojë operacionet në bazën në aeroportin Luton në Londër. Kompania tha se do t’i shtojë katër aeroplanë të rinj flotës deri në Qershor 2018, duke hapur kështu edhe 5 destinacione të reja.

Airbus 320-tat shtesë do të krijojnë rreth 150 vende pune në Luton, u shpreh linja ajrore, teksa flota e saj atje do të arrijë në 5 avionë.

Ky zgjerim do ta lejojë linjën që operon kryesisht në Europën Lindore të nisë destinacione të reja për në Qipro, Sllovaki, Estoni, Ukrainë dhe Shqipëri. Gjithashtu, avionët do të përdoren për të rritur edhe frekuencën e udhëtimeve në destinacionet popullore si Izraeli, Rumani dhe Kosova.

Fluturimet nga Tirana për në Londër tashmë janë shfaqur në portalin zyrtar të Wizz Air, të cilat mësohet se do të kenë një frekuencë prej 4 fluturimesh në javë dhe do të nisin nga data 31 Maj 2018. Çmimet sigurisht do të jenë low-cost, dhe duke u bazuar në ato nga Prishtina drejt Londrës pritet të nisin nga 30 euro vetëm vajtje.

Deri më tani, ky operator kishte vetëm një destinacion në Shqipëri, atë drejt Budapestit.

Zgjerimi i kompanisë vjen në një kohë kur të ardhurat e kompanisë janë në nivele të larta. Për gjysmën e parë të vitit operatori shënoi 288 milionë euro fitime, 24.6% më shumë se një vit më parë. Edhe numri i pasagjerëve për këtë vit është rritur me ¼, duke shkuar në 15.6 milionë individë.

burimi: Scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0