Wizz Air nis javën promocionale të ditëlindjes me mbi 1 milion vende me më pak se 21€ - Business Magazine Albania

Wizz Air nis javën promocionale të ditëlindjes me mbi 1 milion vende me më pak se 21€

 Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në rajonin EMEA, feston ditëlindjen e saj me një promocion që nuk duhet humbur. Nga sot deri më 18 maj, pasagjerët mund të rezervojnë mbi 1 milion vende me çmim nën 21€, për udhëtime deri më 28 mars 2026. Biletat janë tashmë të disponueshme në faqen zyrtare të Wizz Air dhe përmes aplikacionit zyrtar WIZZ. Oferta është e vlefshme deri më 18 maj dhe vendet promocionale janë të kufizuara.

Me një rrjet prej mbi 800 linjash ajrore, që i shërbejnë gati 200 destinacioneve në më shumë se 50 shtete, kompania po feston këtë arritje me një fushatë që pasqyron përkushtimin e saj afatgjatë për të ofruar udhëtime të përballueshme, të personalizuara dhe më me vlerë për klientët.

Që nga fluturimi i saj i parë në vitin 2004 nga Katowice në London Luton, Wizz Air ka transportuar mbi 437.7 milionë pasagjerë, me mbështetjen e 33 bazave në 16 vende, një flote të re dhe efektive prej 232 avionësh Airbus (66% me teknologji neo), dhe me një moshë mesatare të flotës prej vetëm 4.66 vitesh – një nga më të rejat në industri.

Ky promocion reflekton gjithashtu nismën e Busullës “Klienti Vjen i Pari” të Wizz Air, e cila udhëheq çdo aspekt të përvojës së pasagjerit përmes katër shtyllave kryesore: produkti, çmimi, shërbimi dhe komunikimi. Me një investim prej 14 miliardë eurosh në tre vitet e ardhshme, Wizz Air vazhdon të evoluojë së bashku me nevojat e pasagjerëve, duke ofruar tarifa të ulëta, më shumë fleksibilitet, përvojë pa pengesa dhe shërbim të përkushtuar në çdo hap të udhëtimit.

Lexo edhe: Ky start-up gjerman mund të ngrijë trupin tënd dhe të përpiqet të të zgjojë në të ardhmen – për $200.000

Ditëlindja jonë nuk është thjesht një festë për ne. Është një falënderim i sinqertë për miliona pasagjerë që kanë fluturuar me Wizz Air që nga fluturimi ynë i parë. Ky udhëtim i jashtëzakonshëm ka qenë i mundur vetëm falë besimit, entuziazmit dhe besnikërisë së klientëve tanë në gjithë Evropën dhe më gjerë. Qoftë për një fundjavë të qetë, për të vizituar familjen apo për të zbuluar një destinacion të ri – ne duam të jemi pjesë e udhëtimit tuaj. Me rrjetin tonë në zgjerim, flotën moderne dhe një fokus të ri tek personalizimi përmes Busullës ‘Klienti Vjen i Pari’, jemi të përkushtuar ta bëjmë udhëtimin më të prekshëm, më të këndshëm dhe të përshtatur për ju. Kjo festë është për pasagjerët tanë – të kaluar dhe të ardhshëm – dhe mezi presim t’ju mirëpresim në bord,” – u shpreh Gabriele Imperale, Menaxher i Komunikimit Korporativ në Wizz Air.

Me mbi 46 destinacione drejt dhe nga Shqipëria, Wizz Air vazhdon të forcojë praninë e saj në vend. Vetëm në vitin 2024, kompania ka operuar mbi 60,000 fluturime nga/drejt Shqipërisë dhe ka transportuar gati 16 milionë pasagjerë që nga fillimi i operimeve në TIA. Itinerari i i verës 2025 përfshin një gamë të zgjeruar destinacionesh dhe frekuencash, duke e bërë më të lehtë se kurrë për pasagjerët shqiptarë të eksplorojnë Evropën dhe më tej me çmime të përballueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0