Wizz Air kalon në sistem pagesash pa para në dorë në bord - Business Magazine Albania

Wizz Air kalon në sistem pagesash pa para në dorë në bord

Wizz Air kalon në sistem pagesash pa para në dorë në bord

Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në rajonin EMEA, është e lumtur të njoftojë një përmirësim të rëndësishëm në shërbimet e saj në bord, duke kaluar në një sistem pagesash pa para në dorë. Prej datës 1 prill 2025, të gjitha blerjet në bord do të kryhen ekskluzivisht me kartë, duke përfshirë metodat pa kontakt si Apple Pay, Samsung Pay, Android Pay dhe Google Pay

Wizz Air është krenare të shtojë opsionet e saj të pagesave duke pranuar tanimë edhe kartat Revolut, përveçse kartat e kreditit e të debitit, VISA dhe Mastercard. Ky përditësim ka si qëllim t`u ofrojë pasagjerëve më shumë lehtësi dhe një përvojë udhëtimi të qetë. 

Si pjesë e partneritetit të Wizz Air me Revolut, të gjithë përdoruesit e rinj të Revolut do të mund të fitojnë deri në 25 € pas regjistrimit dhe shpenzimit të parë me shumën 5 € me Revolut. Përdoruesit e Revolut Pay gjithashtu mund të fitojnë RevPoints – programin e besnikërisë së Revolut – dhe t’i përdorin për blerjet me Revolut Pay, ose për fluturimet me Wizz Air. Deri më 4 prill 2025, klientët që paguajnë për fluturimet me Wizz Air duke përdorur Revolut Pay mund të fitojnë 10 herë më shumë RevPoints për blerjet e tyre (Kushtet dhe Rregullat aplikohen). 

Lexo edhe:Harnex: Platforma inovative për kërkimin dhe shitjen e automjeteve në Ballkan

Me pagesat pa para në dorë, pasagjerët e Wizz Air do të mund të bëjnë blerje lehtësisht, pa pasur nevojë të mbajnë para fizike, duke thjeshtuar dhe përshpejtuar procesin e shërbimit në bord. Ky sistem i shpejtë dhe i përshtatshëm siguron një përvojë blerjeje pa shqetësime, duke i lejuar udhëtarët të shijojnë udhëtimin pa pasur drojën e gjetjes së monedhave, apo për të mbajtur radhët në shkëmbimet valutore në momentin e fundit. Kalimi në transaksione gjithashtu përmirëson natyrshëm higjienën, pasi anëtarët e ekuipazhit nuk kanë më nevojë të menaxhojnë para, duke kontribuar në një mjedis udhëtimi më të pastër dhe më të sigurt.

Për më tepër, pasagjerët mund të blejnë një kupon me parapagesë përmes aplikacionit celular të Wizz Air për një përvojë më të avancuar në bord, duke garantuar sigurinë e plotë në transaksione dhe duke eliminuar çdo mundësi për komplikime të papritura në transaksione.

Në përputhje me këtë kalim, do të implementohen udhëzimet e mëposhtme:

  • Shuma maksimale e lejuar për blerjet në bord për çdo pasagjer do të jetë 150 €.
  •  Për transaksionet prej 50 € ose më shumë, do të kërkohet një kartë imbarkimi.

Michael Delehant, Oficeri i Lartë Komercial dhe Operacional në Wizz Air, thekson: “Zbatimi i pagesave pa para nuk është vetëm për të përmirësuar operacionet tona, por gjithashtu i lejon ekuipazhit tonë të përqendrohet më shumë në ofrimin e shërbimit të shkëlqyer, në vend që të menaxhojë transaksionet me para. Kjo do të sjellë një eksperiencë më efikase dhe më të këndshme për pasagjerët tanë.

Wizz Air mbetet e angazhuar për të ofruar shërbim të shkëlqyer dhe për të siguruar një eksperiencë udhëtimi pa stres për të gjithë pasagjerët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0