WIZZ AIR inaguron linjën e re që do të lidhë Tiranën me Bukureshtin, duke nisur nga 9.99 euro - Business Magazine Albania

WIZZ AIR inaguron linjën e re që do të lidhë Tiranën me Bukureshtin, duke nisur nga 9.99 euro

Wizz Air, linja më e madhe ajrore në Shqipëri si dhe linja e qëndrueshme më e madhe në nivel botëror[1], njofton linjën e saj më të re, e cila do të lidhë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën me metropolin plot gjallëri të Rumanisë, Bukureshtin. Fluturimi i parë u nis më 29 tetor, duke u ofruar qytetarëve një mundësi të re me një çmim të lirë për të eksploruar këto dy metropole europiane.

Wizz Air, një pioner në industrinë e aviacionit në Shqipëri, është kompania e parë, e cila ka vendosur një standard për udhëtime me çmime të arsyeshme për të gjithë qytetarët e rajonit. Kompania, e përkushtuar për t’i bërë udhëtimet të përballueshme nga të gjithë, do të ofrojë bileta për linjën më të re, duke filluar nga një çmim i pakonkurueshëm, prej vetëm 9.99 euro – të cilat mund të blihen në faqen zyrtare të linjës ajrore si dhe në aplikacionin zyrtar.

Fluturimet drejt Bukureshtit do të operojnë katër herë në javë: të mërkurën, të enjten, të shtunën dhe të dielën, gjatë gjithë vitit. Rrjeti i gjerë i Wizz Air në Shqipëri përfshin tashmë mbi 50 destinacione, si dhe 30 linja unike, të cilat përfaqësojnë një rritje fantastike prej 60% të kapacitetit në krahasim me vitin e kaluar.

“Jemi të emocionuar të shtojmë një lidhje të re të drejtpërdrejtë nga Tirana drejt Bukureshtit, e cila do të ndihmojë në nxitjen e turizmit, tregtisë si dhe shkëmbimit kulturor mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke thelluar më tej edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Wizz Air mbetet e përkushtuar për t’i ofruar udhëtarëve një gamë sa më të gjerë mundësish për të udhëtuar, duke ruajtur standardet më të larta të sigurisë dhe përvojës gjatë fluturimit”, u shpreh Tamara Nikiforova, Menaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës në Wizz Air.

Wizz Air ka njoftuar së fundmi se do ta zgjerojë bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me 13 avionë të rinj në verën e vitit 2024. Që nga hera e parë që kompania zbarkoi në vend në vitin 2017, ajo jo vetëm ka hapur më shumë mundësi të reja të udhëtimit për shqiptarët, por gjithashtu ka siguruar afërsisht 400 vende pune të brendshme dhe mijëra mundësi të jashtme punësimi në industrinë e akomodimit.

Wizz Air   

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 189 avionë Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 57.6 milionë pasagjerëve gjatë periudhës së tetorit 2022 deri më shtator 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022 dhe “Linja Ajrore me kosto më të ulët në Evropë 2023, nga World Travel Awards.

[1] Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022

[2] Ky promovim nis më 30 tetor 2023 nga ora 00.00 deri në 23.59 CEST (“Periudha promocionale”). Zbritja deri në 25% zbatohet për tarifën, duke përjashtuar tarifën e administrimit. Zbritja deri në 25% zbatohet për fluturimet e zgjedhura të disponueshme në wizzair.com dhe aplikacionin WIZZ gjatë periudhës promovuese. Zbritja është e vlefshme vetëm nëse në rezervim përfshihet edhe anëtari i Wizz Discount Club. Periudha e udhëtimit është e kufizuar, udhëtimet duhet të përfundojnë deri më 15 janar 2024. Çmimi vlen vetëm për rezervimet e bëra në wizzair.com ose në aplikacionin WIZZ. Promovimi nuk vlen për rezervimet në grup.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0