Wix, kompania që lindi në plazh dhe sot ka 596 mln usd në vit

Wix, kompania që lindi në plazh dhe sot ka 596 mln usd në vit


12 vjet më parë, në 2006-ën, tre shokë: Avishai Abrahami, Nadav Abrahami dhe Giora Kaplan po shijonin rrezet e diellit në plazhin e Tel Avivit.

Teksa ndjenin vështirësi për të ndërtuar faqen e tyre – shumë frustuese dhe tepër e kushtueshme në atë kohë, tre shokët “IT” patën idenë e ndërtimit të një platforme, që do të ndihmonte këdo që dëshironte të ndërtonte faqen e tij, pa pasur nevojë për aftësi kodimi dhe dizajni dhe t’i jepnin formën që ata donin.

Wix lindi në 2006 dhe ndryshoi twrwsisht mënyrën sesi njerëzit mund të krijojnë faqet e tyre. Në prill të 2009-ws, Wix kishte 1 milion përdorues, ndërsa në 2018: 125 milionë përdorues nga 190 vende të ndryshme.

Kompania bëri të ditur se, për çdo 100 mijë përdorues ajo mund të gjenerojë 165 milionë dollarë në harkun e tetë muajve.

Gjithkush mund të ndërtojë një faqe internetit thjesht me platformën Wix, e cila u lejon përdoruesve të krijojnë faqe interneti – në desktop dhe mobile – përmes “veglave” online me metodën “drag dhe drop”.

Përdoruesit e Wix mund të shtojnë funksionalite të tilla si plagine të rrjeteve sociale, e-komerce, marketim online dhe forume komuniteti në faqet e tyre, duke përdorur një gamë të gjerë të aplikacioneve të palëve të treta.

Sot, kompania ka zyra qendrore në Izrael, në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Brazil, Ukrainë dhe Lituani.

Wix ka tashmw një sërë produktesh Wix Stores, Wix Bookings, Wix Hotel, Wix Restaurants, Wix Video, Wix Music, Wix ShoutOut dhe arkëton mbi 290 milionë dollarë, parashikohet të arrijë në 595 milionë dollarë dhe është e listuar në bursën e Nju Jorkut, Nasdaq, teksa tregu i ndërtimit të faqeve të internetit arrin në 300 miliardë dollarë.

Në tremujorin e parë të këtij viti kompania Wix ka gjendje “cash” 266 milionë dollarë. Vlera e kompanisë ka arritur në 4.5 miliardë dollarë, sipas portalit ekonomik izraelit, Globes.co.il.

Marrë nga Izraelisot.com

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0