"Wheelys cafe Tirana", biznesi i parë i lëvizshëm në Shqipëri - Business Magazine Albania

“Wheelys cafe Tirana”, biznesi i parë i lëvizshëm në Shqipëri


WHEELYS CAFE TIRANA” është projekti më i ri i themeluar nga Ergys Turja. Ajo konsiston në një biçikletë, e cila ofron kafe 100% organike, lëngje frutash, krepa duke e marrë energjinë nga panelet diellore.

WHEELYS CAFE TIRANA si biznesi i parë “takeaway” në Shqipëri do të bëjë të pamundurën që të krijojë një vend unik ku konsumatorët mund të socializohen me njëri tjetrin teksa presin për produktin e tyre dhe një vend relaksues duke shijuar ekspresin e bluar dhe të pjekur në mënyrë të përsosur. Ai do të jetë një risi, i cili do të ndihmojë konsumatorët që mos të humbasin kohën e tyre të çmuar duke qëndruar në kafenetë e Tiranës, por t’iu dhurojë një kafe në një lokacion të përshtatshëm në një kohë të shkurtër, shërbim miqësor dhe produkt të një kualiteti të lartë.

Ergys Turja themeluesi i këtij biznesi prezanton për herë të parë projektin e tij në një intervistë ekskluzive për Business Magazine.

BM: Si iu lindi ideja për këtë biznes? Në çfarë konsiston ai?

E: Ideja lindi si pasojë e një nevoje që po shfaqet në tregun shqiptar, ku konsumatorët kanë më pak kohë që të konsumojnë kafe, lëngje frutash në bare dhe ne e zgjidhim atë duke qëndruar në sheshin Skënderbej dhe në Liqenin Artificial të Tiranës, pasi konsumatorët kanë kërkesë të lartë për këto produkte, por që nuk ofrohet në tregun shqiptar.

BM: Si e keni bërë financimin e biznesit tuaj? Keni patur ndonjë mbështetje apo është një financim i juaji personal?

E: Financimi vjen nga Programi i Bashkisë së Tiranës për biznesin social rinor dhe nga programi i vetëpunësimit UNDP.

BM: Kush është ekipi që po kujdeset për mbarëvajtjen e këtij projekti?

E: Aktualisht jemi 3 persona që po merremi me këtë projekt: Ergys Turja themelues, Ervis Kraba barmen me eksperiencë 4 vjeçare në lokalet më në zë të Tiranës dhe Erketa Turja kuzhiniere profesionale me eksperiencë disa vjeçare.

BM: A ka ndonjë projekt të ngjashëm si ky i juaji? Çfarë shërbimi të veçantë do i jepni ju konsumatorëve shqiptarë?

E: Për momentin në Shqipëri nuk ka një projekt të tillë, por nëse do të hapen më vonë do të jetë diçka shumë e mirë, sepse lindin mundësitë e bashkëpunimit. Konsumatorëve shqiptarë do t’u jepet një produkt organik vendas dhe i huaj, produkte që ofrohen në botë, por jo në Shqipëri, një çmim i ulët në krahasim me konkurencën për shkak të kostove të ulëta, një ambient interaktiv ku pranë nesh do të ketë edhe “street musician” dhe do të ofrohet një atmosferë festive.

BM: Çfarë produktesh do të ofrojë Wheelys cafe Tirana? Përsa kohë do të qëndrojë e hapur? Do jetë një projekt afatshkurtër, sezonal apo do të vazhdojë në periudhë afatgjatë?

E: Produktet që do të ofrojmë do të jenë 7 lloje kafesh 100% organike, ekspres, me filtër, me sifon, me bustinë dhe në mënyrë tradicionale kafe turke me propan, lëngje frutash, smoothie, krepa, donuts dhe patate turjelë të skuqur në moment. Wheelys Cafe Tirana do të hapet pas një muaji dhe do të jetë projekt afatgjatë me synimin për t’u rritur në 5 Wheelys në një periudhë 3 vjeçare në Tiranë dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoni me emrin Wheelys.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0