Whatsapp, platforma më popullore e rrjeteve sociale në botë mund të jetë nën kërcënimin e një legjistlacioni të ri të propozuar nga zyrtarët evropianë, kanë parlajmëruar disa ekspertë sigurie. Sipas marrëveshjes mbi aktin e Digital Markets, ky legjislacion do të riorganizojë mënyrën se si gjigandët e teknologjisë (ku përfshihen WhatsApp dhe iMessage) konkurojnë me rivalët e tyre.
Legjislacioni po përpunohet nga grupe të ndryshme, dhe disa prej teksteve të përgatitura janë publikuar në internet. Në një pjesë teksti lexohet: “Ndërlidhja midis të gjithë ofruesve të aplikacionece të komunikimit duhet të ofrohet nën të njejtat kushte dhe kualitet që janë përdorur nga krijuesi kryesor apo partnerët e tij, ndërkohë që sigurohet niveli i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale të përdoruesve.”
Mirëpo ekspertët u shfaqën tepër të shqetësuar nga kjo ide, pasi tregojnë se platformat nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë ndërkohë që ruajnë enkriptimin e mesazheve. Për momentin nuk ekziston asnjë teknologji që bën të mundur ndërveprimin e aplikacioneve të ndryshme si WhatsApp dhe iMessages që arrijnë të ruajnë enkriptimin e mesazheve.
Drejtuesi i WhatsApp, Will Cathcart tregoi se mund të krijohen dhe shumë probleme të tjera nëse ky legjislacion miratohet në këtë formë, duke filluar që nga mashtruesit. Natyra e centralizuar e WhatsApp lejon veten që të identifikojë dhe të eleminojë mashtruesit para se ato të godasin smartphone-in tuaj, duke eleminuar me miliona adresa në muaj. Aplikacionet e tjera mund të mos jenë kaq strikte sa WhatsApp në luftën kundër mashtruesve, duke rrezikuar përdoruesit.
Lexo edhe: WhatsApp fillon një fushatë “agresive” reklamimi. Kërkon të “thithë” audiencën në Amerikë
Një tjetër problem është keqinformimi dhe deklaratat e urrejtes. WhatsApp ka vendosur një limit të shpërndarjes së mesazheve virale pasi ato po përdoreshin për të promovuar mashtrimet zgjedhore apo dhunën, ndërkohë që aplikacionet e tjera mund të mos e kenë ndërmarrë një hap të tillë.
Megjithatë problemi kryesor mbetet privatësia, pasi WhatsApp garanton end-to-end encryption për përdoruesit e saj. Ajo nuk do të jetë në gjendje të shikojë se çfarë do të ndodhë me aplikacionet e tjera, duke rritur mundësinë e shfrytëzimit të përdoruesve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto