WhatsApp më në fund mundëson video telefonatat në grup

WhatsApp më në fund mundëson video telefonatat në grup


WhatsApp ka sjellë një përditësim të ri : videot në grup.

Aplikacioni tani do të mundësojë video thirrjet në grup në aplikacion për iOS dhe Android, njoftoi kompania.

WhatsApp ka mundësuar telefonatat me video që nga viti 2016, por këto telefonata zhvilloheshin vetëm midis dy personave. Ndryshimi i ri, ju lejon të komunikoni me katër persona njëkohësisht.

Megjithatë ky është një ndryshim modest, krahasuar me video telefonatat që në Facebook Messenger përfshijnë deri në 50 persona, ndërsa në Snapchat deri në 16.

Kompania po sigurohet që karakteristikat e reja të optimizohen edhe për njerëzit me lidhje të ngadaltë në internet dhe telefona më të vjetër.

Ju mund të filloni të bëni video telefonata në grup brenda aplikacionit duke prekur opsionin e ri “Shto pjesëmarrës” (add participants) në këndin e djathtë të ekranit gjatë kohës që jeni duke biseduar me video.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0