WhatsApp është lançuar gradualisht për pajisjet e përzgjedhura KaiOS gjatë vitit të kaluar. Shtatorin e kaluar, aplikacioni erdhi në aparatet JioPhone, të cilat operojnë në sistemin operativ, dhe Android Authority raportoi se në prill ishte në dispozicion për Nokia 8110, por vetëm në Indi. Tashmë ka një shtrirje më të gjerë në mbarë botën. Aplikacioni tani është i disponueshëm për gjithsej shtatë pajisje KaiOS; Cat B35, Doro 7060, JioPhone, JioPhone 2, MTN Smart, Nokia 8110 (HMD Global) dhe Orange Sanza.
Lexoni: Një retrospektivë mbi rrugën e Nokia, legjendën e komunikimit mobile
Në tregjet perëndimore, telefonët si Nokia 8110 janë pozicionuar si lloji i telefonit që mund të blini nëse dëshironi të largoheni nga aplikacionet moderne. Por e njëjta gjë nuk është e vërtetë në vendet në zhvillim ku kostoja e ulët e këtyre telefonave, thjeshtësia dhe jetëgjatësia e baterisë (Nokia 8110 ka 25 ditë gatishmëri, për shembull) janë shumë më thelbësore. Në shumë prej këtyre vendeve, WhatsApp është një shërbim i komunikimit pothuajse thelbësor dhe tani përdoruesit nuk do të stepen nga ajo nëse nuk zotërojnë një smartphone.
KaiOS është një sistem operativ i lehtë që aktualisht është i disponueshëm në një numër të vogël të telefonëve me butona.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.