Wetransfer mbështet kauzën e lumit Vjosa - Business Magazine Albania

Wetransfer mbështet kauzën e lumit Vjosa

lumi Vjosa
~2 minuta lexim

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku. Ai është bërë habitati i shkëlqyer për një numër të madh speciesh dhe bimësh në rrezik zhdukje.

Prej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e kësaj pasurie të Europës. Me ndërtimin e një dige, lumi shndërrohet në liqen dhe të gjithë speciet të cilat jetojnë aty vdesin. 

Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut. Kauza e Vjosës tashmë ka marrë zë jashtë Shqipërisë dhe madje edhe jashtë Europës. Leonardo Di Caprio ka qenë një ndër mbështetësit e kësaj kauze, nëpërmjet postimeve dhe thirrjeve në rrjetet e tij sociale për të ndërgjegjësuar qeverinë në mënyrë që Vjosa të shpallet “Park Kombëtar” dhe të ruhet biodiversiteti i saj. 

Së fundi kushdo që mund të ketë dërguar dokumente përmes faqes së internetit wetransfer mund të ketë vënë re se i kanë dedikuar faqen e tyre fushatës së lumit të Vjosës. 

Në një anketë ka rezultuar se 95% e shqiptarëve bien dakort me shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar”. Pavarsisht se kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se Vjosa është një zonë e mbrojtur me ligj dhe të gjithë projektet janë anulluar, grupet të cilët po luftojnë për këtë kauzë presin që vullneti i shqiptarëve të bëhet realitet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0