Website në të gjithë botën ndaluan së punuari për pak kohë - Business Magazine Albania

Website në të gjithë botën ndaluan së punuari për pak kohë

Website

Shumë faqe interneti kanë ndaluar së funksionuari siç duhet për shkak të një ndërprerjeje të gjerë të internetit.

Problemet duket se kanë lindur nga Cloudflare, një ofrues i infrastrukturës së internetit që fuqizon pjesën më të madhe të internetit.

Përdoruesit e internetit kanë hasur probleme gjatë të martës kudo në botë.

Përdoruesve mund t’u jenë shfaqur gabime ose problem, me vonesa në arritjen e rrjetit ose shërbimet e Cloudflare.

Cloudflare është një produkt falas i tipit CDN, që mbron kundër kërcënimeve të tilla si injektimi SQL dhe vjedhja e identitetit. Ai përmirëson performancën dhe përshpejton kohën e ngarkimit, duke përdorur qendrat e tyre të shumta të të dhënave që gjenden në mbarë botën.

Rrjeti Cloudflare vepron si një VPN gjigante.

Njerëzit që kanë vizituar këto website kanë parë “error messages” në vend të faqes së zakonshme.

Indipendet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0