Von der Leyen nderohet me Çmimin e Karlit të Madh për mbrojtjen e vlerave evropiane - Business Magazine Albania

Von der Leyen nderohet me Çmimin e Karlit të Madh për mbrojtjen e vlerave evropiane

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është vlerësuar me Çmimin e Karlit të Madh, një nga nderimet më të larta në Evropë për angazhimin e saj të vazhdueshëm në promovimin e vlerave themelore të kontinentit: demokracinë, paqen dhe unitetin.

Gjatë ceremonisë solemne në Aachen, të martën, von der Leyen shpalosi vizionin e saj për të ardhmen e Evropës, duke theksuar nevojën për një Bashkim Evropian më të fortë në mbrojtje, më të zgjeruar dhe më të qëndrueshëm.

“Një Evropë e pavarur është thelb për lirinë tonë,” u shpreh ajo, duke i drejtuar fjalët audiencës ndërkombëtare. “Popujt e Evropës Qendrore dhe Lindore e dinë prej kohësh se liria personale nuk është e mundur pa pavarësi kolektive.”

Lexo edhe: Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë

Ceremonia mblodhi liderë politikë nga e gjithë Evropa, përfshirë mbretin Felipe VI të Spanjës, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin britanik Keir Starmer, atë të Maltës Robert Abela dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Nga të gjithë të pranishmit, vetëm Merz mbajti një fjalim, duke trajtuar sfidat më të mëdha gjeopolitike që përballon kontinenti. “Ne jemi brezi i parë që është rritur në një Evropë të lirë, të paqshme dhe të begatë. Kjo është një trashëgimi që nuk mund ta marrim për të mirëqenë — është përgjegjësia jonë ta mbrojmë.”- tha ai

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0