Volvo Cars teston teknologjinë e re të karikimit - Business Magazine Albania

Volvo Cars teston teknologjinë e re të karikimit

Volvo Cars ka nisur integrimin dhe testimin e teknologjisë së re të karikimit pa kabuj në bashkëpunim me partnerë të përcaktuar, duke vlerësuar potencialin e tij në të ardhmen e makinave elektrike.

Përgjatë një periudhe 3 vjeçare, një flotë e vogël makinash tërësisht elektrike Volvo XC40 Recharge do të përdoren si taksi nga Cabonline, operatori më i madh i taksive në regjionin nordik, dhe do të karikohen pa kabuj në stacionet në Gothenburg, Suedi.

Testimi i karikimit pa kabuj është një ndër shumë projektet e zhvilluara brenda iniciativës strategjike Gothenburg Green City Zone, nën të cilën zona të përcaktuara brenda qytetit do të përdoren për të testuar zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme.

Lexo: Starbucks dëshiron të bëhet stacioni i karburantit i së ardhmes për makinat elektrike

“Gothenburg Green City Zone na lejon të provojmë teknologjitë e reja emocionuese në një ambient real dhe të vlerësojmë me kalimin e kohës potencialin e tyre për një prezantim më të gjërë.” tha Mats Moberg, drejtuesi i Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit në Volvo Cars. “Testimi i teknologjive të reja së bashku me partnerët e përzgjedhur është një mënyrë e mirë për të vlerësuar opsionet alternative të karikimit për makinat tona në të ardhmen.”

Stacionet e karikimit të përdorura në këtë testim janë dorëzuar nga Momentum Dynamics, një ofrues lider i sistemeve të karikimit pa kabuj. Karikimi nis automatikisht kur makina parkon mbi vendin e karikimit të instaluar në rrugë, duke lejuar drejtuesit të karikojnë makinën e tyre pa zbritur nga ajo.

Për t’u vendosur ekzaktësisht mbi vendin e karikimit, makinat Volvo do të përdorin sistemin e kamerave 360 gradë. Për makinat elektrike XC40 Recharge, fuqia e karikimit pa kabuj do të jetë më tepër se 40kW, duke e bërë karikimin 4 herë më të shpejtë se me një karikuese me kabull 11kW AC ose pothuajse njësoj të shpejtë me një karikues me kabull 50kW DC.

Në total, makinat Volvo do të përdoren për më tepër se 12 orë në ditë dhe do të lëvizin 100,000 kilometra në vit, gjë që e bën këtë testim të parin ndër makinat elektrike që testohen në një skenar përdorimi komercial.

Për më shumë informacion në lidhje me makinat Volvo kliko këtu.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0