Volvo Cars sjell sistemin infotainment me aplikacionet e Google të integruar në më shumë modele - Business Magazine Albania

Volvo Cars sjell sistemin infotainment me aplikacionet e Google të integruar në më shumë modele

Volvo Cars

Volvo Cars po vazhdon me nxjerrjen e sistemit të ri infotainment të fuqizuar nga Android dhe me Google të integruar në to për modelet XC60, S90, V90 dhe V90 Cross Country.

Ky sistem, i zhvilluar nga Google, rinovon mënyrën e operimit me një ndërfaqe shumë të thjeshtë për përdoruesin dhe ofron ndërlidhje të pakrahasueshme. Volvo Car Group është kompania e parë që bashkëpunon me Google për të integruar aplikacionet mjaft të përdorura nga kjo kompani në një sistem infotainment me sistem operativ Android, të cilat do të aplikohen për herë të parë në XC40 Recharge, tërësisht elektrik.

Për t’i ofruar përdoruesve të njejtën eksperiencë me të cilën ata janë mësuar në smartphone-t e tyre, por të adoptuara për kontrollimin pa duar gjatë drejtimit të makinës, Volvo prezanton paketën Digital Services, e cila do të jetë e pranishme në të gjitha modelet me sistemin infotainment Android.

Kjo paketë përfshin akses në të gjitha shërbimet e aplikacioneve të Google, aplikacionin Volvo on Call dhe karikuesen wireless.  Nëpërmjet Google Assistant, drejtuesit mund të kryejnë më shumë veprime ndërkohë që janë të fokusuar tek rruga, si për shembull kontrollimi i temperatures, vendosja e një destinacioni, luajtja e muzikës ose podcast-eve dhe dërgimi i mesazheve.

Lexo: Shek. XX ishte shekulli i shpikjeve nga Volvo që shpëtuan 1 milion jetë – Shek. XXI vazhdon të jetë shekulli i shpikjeve të Volvo që shpëtojnë jetë

Përveç sistemit të ri infotainment, modelet e lartpërmendura do të rifreskohen me Sistemin më të ri Advanced Driver Assistance, një sistem modern dhe i sigurt që përfshin një grup radarësh, kamerash dhe sensorësh ultrasonik. Rifreskimet e reja do të përfshijnë dhe një ngjyrë të re bashkë me një interior pa lëkurë për modelet e serisë 60.

Volvo Cars brings infotainment system with Google built in to more models

Sipas strategjisë komerciale të fundit, Volvo Cars do të shndërrohet në një kompani ku të gjitha automjetet e prodhuara do të jenë tërësisht elektrike nga viti 2030. Gjithashtu porositë për makinën Volvo XC40 Recharge do të bëhen ekskluzivisht vetëm në faqen e internetit, volvocars.com, e cila do të rishikohet për të thjeshtësuar proçesin e blerjes duke shfaqur në mënyrë transparente çmimin dhe duke ofruar një gamë të gjërë zgjedhjesh për makinat e konfiguruara më parë, në mënyrë që të shkurtohet koha e dorëzimit.

Volvo C40 Recharge

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0