Volvo Cars largohet nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve - Business Magazine Albania

Volvo Cars largohet nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve

Volvo Cars

Volvo Cars ka lajmëruar ditën e premte se do të largohet nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në fund të vitit 2022, duke cituar diferencat midis strategjisë me zero emëtime të kompanisë dhe asaj të ACEA.

Prodhuesi suedez i makinave ka në plan të shndërrohet në një kompani që prodhon vetëm makina elektrike duke nisur nga viti 2030, 5 vite para planit të Bashkimit Evropian për të dënuar makinat me djegie të brendshme në vitin 2035.

Volvo ka qenë një ndër propozuesit e parë të lëvizjes drejt transportit me zero emëtime, mirëpo pasi parlamenti i BE votoi në qershor në favor të datës 2035 si një afat përfundimtar ACEA tha se “çdo rregullore afatgjatë që do të jetë më e shpejtë se një dekadë është e nxituar në këtë fazë të hershme.”

Përmes një deklarate Volvo tha se “ne kemi arritur në vendimin se strategjitë dhe ambiciet e qëndrueshmërisë së kompanisë nuk janë përputhen plotësisht me pozicionimin dhe mënyrën e punës në këtë fazë të ACEA.”

C40 Recharge test drive: Volvo Landscape

Prandaj ne besojmë se është më mirë që të marrim një drejtim tjetër. Ajo që ne bëjmë në këtë sektor do të luajë një rol madhor në vendosjen nëse bot aka një shanc për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike.”

Ky lajm vjen më pak se një muaj pasi prodhuesi i 4-t më i madh në botë, Stellantis tha se do të largohet nga ACEA në fund të vitit 2022 si pjesë e një strategjie të re në adresimin e problemeve dhe sfidave për të ardhmen e lëvizshmërisë, duke përfshirë këtu një largim nga aktiviteti tradicional i lobimit.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve ka qenë grupi më i madh i lobimit në këtë industri që nga krijimi në 1991, duke bashkuar 16 kompani të mëdha prodhimi makinash, fugonësh, autobusash dhe kamionësh.

 

C40 Recharge test drive: the Volvo Cars non-fossil scuplture

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0