Volkswagen rikthehet si lideri global i prodhimit të makinave - Business Magazine Albania

Volkswagen rikthehet si lideri global i prodhimit të makinave


Për të parën herë në 5 vite Toyota ka humbur vendin e parë, si shtëpia e parë prodhuese në botë, duke i lënë kurorën Volkswagen (VW). Të dhënat i referohen vitit 2016 në tërësi dhe shtëpia prodhuesve Gjermane, pavarësisht skandalit ia ka dalë t’i “rrëmbejë” japonezëve vendin e parë.

Japonezët kanë shitur 10.1 milionë njësi gjatë vitit të kaluar, kundrejt 10.3 milionë që kanë shitur gjermanët. Pritshmëritë duket se nuk kanë zhgënjyer. Suksesi i Volkswagen në Kinë ka ulur kështu efektin negativ të Dieselgate. Nga ana tjetër, gjermanët janë ndihmuar edhe nga fakti se, japonezët janë përballur me një rënie të ndjeshme të shitjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtëpia prodhuese gjermane i ka paraprirë me 2 vite planit të saj, për t’u rikthyer si lider global, vetëm në vitin 2018. Toyota projekton shitje në 10.2 milionë njësi gjatë këtij viti. Në rast se këto projeksione do të realizoheshin, atëherë shtëpia prodhuese do të kalonte nivelin e 10 milionë njësive për të katërtin vit me radhë.

Ndër të tjera, presidenti i Toyota-së, Akyo Toyoda, pritet të takojë në fundjave kryeministrin e vendit, Shinzo Abe, i cili do të vizitojë Uashingtonin më 10 Shkurt. Duhet kujtuar se Donald Trump ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shtëpinë prodhuese dhe prodhuesit japonez në përgjithësi.

Burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0