Volkswagen Group rrezikon të përballet me autoritetet ligjore

Volkswagen Group rrezikon të përballet me autoritetet ligjore në Indi


Qeveria indiane do të publikojë një notë vërejtje për Volkswagen Group pas diferencave domethënëse që janë gjendur nga testimet e agjensisë “Shoqata Indiane e Kërkimeve për Automjetet” (Automtive Research Association of India) në lidhje me nivelet e emetimeve të makinave, krahasuar me matjet laboratorike të VW-it për tre modelet e makinave me motorrë ‘diesel’ në Indi: Jetta, Audi A4 dhe Vento.

“ARAI ka gjetur variacione domethënëse në nivelet e emetimit të automjeteve gjatë udhëtimit krahasuar me matjet e bëra në laborator. Sot do të publikojmë një vërejtje ndaj grupit Volkswagen në mënyrë që ata (VW) të shpjegojnë pozicionin e tyre,” ka thënë Ambuj Sharma, një nga sekretarët e Ministrisë së Industrisë së Rëndë të Indisë për gjigandin mediatik indian Press Trust India (PTI).

“Këto variacione në nivelin e emisioneve janë gjendur në automjetet që i përkasin modeleve Jetta, Audi A4 dhe Vento. Do t’i japim kohë VW-it rreth 15-21 ditë kohë për t’iu përgjigjur deklaratës sonë. Ne presim një përgjigjie nga përfaqësuesit e kompanisë nga fundi i muajit, me të gjitha detajet teknike të burimeve të përdorura gjatë prodhimit të automjeteve në Gjermani,” është shprehur Sharma.

Rezultatet e kërkimit janë pjesë e një raporti të dorëzuar ndaj Ministrisë së Industrisë së Rëndë nga agjensia e testimeve ARAI, e cila më herët se skandali i manipulimit të godiste prodhuesin gjerman të makinave në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera kishte nisur një hetim rreth çështjes.

Raporti i ARAI-t u dorëzua ditën e martë. ARAI është një agjensi e specializuar në dhënien e ekspertizës teknike lidhur me Kërkim & Zhvillimin (Research & Development), testimet, çertifikimet, homologimet dhe strukturimet e rregulloreve që lidhen me mjetet e transportit.

Nëse agjensia indiane provon “keqprodhimin” e automjeteve, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë mbase do t’i duhet të përballet me proçedim kriminal, gjobitje dhe tërheqje mbrapsht të makinave, ka shtuar Sharma.

VW ka pranuar se softueri që ndihmon në manipulimin e rezultateve të testit të emisioneve në atmosferë është inkorporuar në 11 milionë makina më motorrë ‘diesel’ në të gjithë botën. Vetëm në SHBA kjo vepër rrezikon deri në 18 miliardë dollarë gjobë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0