Volkswagen dëshiron të bëhet tërësisht elektrik në 2033 - Business Magazine Albania

Volkswagen dëshiron të bëhet tërësisht elektrik në 2033

Nga viti 2033, Volkswagen, prodhuesi kryesor i makinave në Europë, dëshiron që të bëhet tërësisht elektrik.

Drejtuesi ekzekutiv i firmës automoblistike, Thomas Schäfer, solli planin për të hequr qafe përgjithnjë makinat me djegie të brendshme, një objektiv që përputhet edhe me atë të Bashkimit Europian, pasi Unioni miratoi një ligj për eliminimin e këtyre automjeteve midis viteve 2033 – 2035.

Lexo edhe: BE do të heqë dorë nga makinat e reja me motorë me djegie deri në vitin 2035

Afati kohor nga viti 2033 deri në vitin 2035 ishte bërë publike në qershor të 2021 nga Klaus Zellmer, drejtori i atëhershëm i shitjeve të Volkswagen. Thomas Schäfer ishte ende drejtues ekzekutiv i Skoda në atë kohë.

Megjithatë, data e përfundimit të prodhimit të veturave me motor me djegie në vitin 2033, momentalisht do të zbatohet vetëm në Evropë. Në rajone të tjera të shitjeve, si Kina ose Amerika e Veriut, VW nuk ka ndërmend të prodhojë vetura tërësisht elektrike deri në një datë të mëvonshme./ Electrive 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0