Vodafone Distinction Bursary Fund, programi i bursave për studentët shqiptarë

Vodafone Distinction Bursary Fund, programi i bursave për studentët shqiptarë


Fondacioni Vodafone Albania prezanton një iniciativë të re me qëllim fuqizimin e brezit të ri me aftësi dhe njohuri dixhitale. Vodafone Distinction Bursary Fund është një program bursash i dedikuar studentëve që kanë aplikuar dhe janë pranuar nga universitetet ndërkombëtare për studime masteri dhe kanë aftësi të kufizuara financiare për të përballuar shkollimin.

Kjo bursë do t’u ofrojë të diplomuarve dhe profesionistëve të rinj shqiptarë, një mundësi të veçantë për diploma master profesionale dhe shkencore në degë që kërkojnë aftësi dixhitale që mund të përfshijnë:

  1. Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  2. Inovacion
  3. IT
  4. Telekomunikacion
  5. Inxhinieri
  6. Software
  7. Robotikë
  8. Prodhim Filmi
  9. Animacion
  10. Marketing Dixhital

“Distinction Bursary Fund” do të përzgjedhë deri në 4 studentë të shkëlqyer përmes kritereve të përsosmërisë dhe aftësive dixhitale.

Bursa mbulon plotësisht ose një pjesë të tarifave të shkollimit. Shpenzimet e jetesës nuk përfshihen në bursë.

Kush mund të aplikojë?

  • Çdo shtetas shqiptar rezident në Shqipëri;
  • Kushdo që ka aplikuar dhe është pranuar në një prej universiteteve më të mira ndërkombëtare për të kryer studimet master në një prej fushave të lartpërmendura, duke nisur nga viti akademik 2019-2020.
  • Ata që kanë aftësi dhe talent të spikatur në fushën dixhitale.
  • Ata që janë të gatshëm të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të tyre dhe të kryejnë një praktikë 6 mujore në Vodafone Albania.
  • Ata që nuk kanë studiuar më parë ose kanë një diplomë tjetër masteri.

Aplikimi është i hapur që prej datës 23 Prill 2019 dhe do të mbyllet në datën 23 Maj.

https://www.vodafone.al/videos/1520195866724-vodafone-distinction-bursary-fund-Unleash_Power_Preview_5.mp4

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0