Vodafone dhe Nokia testojnë internetin 100 gigabit - Business Magazine Albania

Vodafone dhe Nokia testojnë internetin 100 gigabit

Nokia dhe Vodafone testuan me sukses një teknologji të rrjeteve optike pasive (PON) e aftë të ofrojë shpejtësi deri në 100 gigabit për sekondë në një gjatësi të vetme vale, ose 10 herë më shumë sesa rrjetet më të avancuara ofrojnë sot. Është avancimi më i fundit i industrisë për Nokia pas lançimeve të 10G PON, TWDM-PON, universal PON dhe 25G PON.

Testimi i cili u realizua në laboratorin Eschborn të Vodafone në Gjermani, është bashkëpunimi më i fundit mes dy kompanive që do të përshpejtojë zgjerimin e rrjeteve broadband me fibër. Për të ofruar 100Gb/s, Nokia Bell kombinoi teknologji optik 25G me teknika të përpunimit të sinjalit dixhital DSP. Për të shkuar përtej 25G, nevojiten teknika të avancuara DSP dhe ky testim e provoi atë.

LEXO: Rrjeti 4G në Hënë, NASA firmos kontratë me Nokia-n

Prototipi i Nokia është i pari mbi rrjetet PON ndërsa Vodafone është kompani e cila njihet për adoptimin e teknologjive më të fundit dhe ndër të parët që aplikoi TWDM-PON me Nokia. Transmetimi i shpejtësisë fleksibël funksionon duke grupuar modemet me fibra (ONU) që shfaqin karakteristika të ngjashme të rrjetit fizik (p.sh., humbja ose shpërndarja) dhe e bën transmetimin e të dhënave më efikase. Përdorimi i transmetimit të shpejtësisë fleksibile rezulton në vonesë më të ulët në një PON dhe ul konsumin e energjisë në gjysmë – dy karakteristika thelbësore për rrjetet me fibra që kanë një rol në rritje të shpejtë në shpërndarjen masive të shërbimeve me bandë fikse dhe mobile.

Vodafone ka një histori të teknologjive novatore të aksesit, duke qenë operatori i parë në Evropë që provoi TWDM-PON, gjithashtu me Nokia. Operatori ka aftësinë më të madhe të rrjetit të aksesit të gjeneratës së re në Evropë, duke mbuluar 140 milion shtëpi. Strategjia e Vodafone është të shtyjë fibrën më thellë te klientët dhe të evoluojë në një rrjet të unifikuar të bazuar në fibra. Vodafone e sheh 100G PON si një mënyrë potenciale për të krijuar rrjete PON mjaft fleksibile dhe të shkallëzuara që do të zbusin rrezikun e mbingarkesës në orën e pikut në të ardhmen dhe mundësojnë dendësimin e rrjeteve kabllore dhe mobile.

TECHXPLORE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0