Vodafone Albania dhuron 5000 pajisje smart për fëmijët që nuk kanë akses

Vodafone Albania dhuron 5000 pajisje smart për fëmijët që nuk kanë akses në mësimin online

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris dhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini, njoftuan ditën e premte nismën #RedforKids, të ndërmarrë nga Vodafone Albania.

Në një konferencë virtuale, ministrja Shahini dhe z.Kanaris shprehën rëndësinë e kësaj nisme, që do t’iu vijë në ndihmë fëmijëve në nevojë, në gjithë Shqipërinë, për mundësimin e mësimit online. 5000 aparate smart, telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card do të dhurohen nga Fondacioni Vodafone Albania, për t’u shpërndarë te fëmijët, me qëllim që të mund të ndjekin mësimin online, ofruar nga Ministria e Arsimit, si edhe për të pasur mundësinë e aksesit falas në platformat e edukimit online, të ofruara nga Vodafone Albania.

Lexoni: Në fundjavë, sërish të mbyllur

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh se në këto ditë të vështira izolimi për mbarë globin, të gjithë e kemi ndjerë më pak distancën mes njeri – tjetrit, falë teknologjisë. “Prej disa javësh, nxënësit po ndjekin mësimet online dhe kjo është një mënyrë për të mos humbur vitin shkollor. E drejta për edukim është gjithëpërfshirëse, ashtu si rrjeti i cili i bashkon të gjithë, pavarësisht distancave fizike. Vodafone ka fokus kryesor edukimin dixhital dhe të rinjtë, si baza kryesore për zhvillimin e shoqërisë dixhitale në vend. Ndaj, kontributi ynë nuk mund të mungonte në këtë drejtim. Jam i lumtur që sot po mundemi të ndihmojmë disa prej familjeve në nevojë, për të pasur shkollën në shtëpi nëpërmjet internetit.” Gjithashtu, z.Kanaris shkruan “Ky është vetëm fillimi, ne do të vazhdojmë të punojmë për të mos lënë asnjë fëmijë pa marrë edukimin online”.

Ministrja Shahini falenderoi Vodafone Albania për kontributin dhe theksoi rëndësinë e qasjes së internetit dhe teknologjisë në momente të tilla, kur të qëndruarit në shtëpi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e komunitetit.

Lexoni: Nevojitet paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse dhe e shpejtë për të shpëtuar biznesin. Flet sipërmarrësi Uran Derri

5000 aparatet smart do të shpërndahen në ditët në vijim nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit, por vetëm larg bankave të shkollës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0