Vlera e Bitcoin arrin 16 mijë dollarë. Shkak kryesor, eliminimi i kriptomonedhës FTX nga Binance - Business Magazine Albania

Vlera e Bitcoin arrin 16 mijë dollarë. Shkak kryesor, eliminimi i kriptomonedhës FTX nga Binance

Vlera e kriptovalutave ra sërish për një ditë të dytë, ndërsa tregu absorboi kolapsin e mundshëm të shkëmbimit të njohur të kriptove FTX.

Kjo vjen pasi Binance, bursa më e madhe globale për nga vëllimi I transakioneve, braktisi planet për të blerë FTX të Sam Bankman-Fried.

Bitcoin ra me 12% para në më pak se 16,000 dollarë, duke arritur një nivel të ulët që nuk është parë që nga nëntori 2020, sipas Coin Metrics. Ndërsa në këtë periudhë një vit më parë arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 68,982,20 dollarësh.

Lexo edhe: Tregtia e Bitcoin është bërë “e mërzitshme”! Por, a është kjo diçka e keqe?

Perandoria Bankman-Fried u shpërbë shpejt pasi një raport javën e kaluar tregoi se një pjesë e madhe e bilancit në Alameda Research, kompania tregtare ku Bankman-Fried ishte gjithashtu CEO, ishte përqendruar në FTX Token (FTT), e cila është kriptomonedha kryesore e platformës tregtare FTX.

Pas disa grindjeve në Twitter me Bankman-Fried, CEO i “Binance”, Changpeng Zhao njoftoi se kompania e tij po shkarkonte FTT-në nga librat e saj të llogarive, duke çuar në rënien e bursës popullore FTX dhe një krizë likuiditeti.

FTX numëron disa nga emrat më të mëdhenj në financë – duke përfshirë SoftBank, BlackRock, Tiger Global, Thoma Bravo, Sequoia dhe Paradigm – midis investitorëve të saj. /CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0