Tregtia e Bitcoin është bërë “e mërzitshme”! Por, a është kjo diçka e keqe? - Business Magazine Albania

Tregtia e Bitcoin është bërë “e mërzitshme”! Por, a është kjo diçka e keqe?

Mungesa e luhatshmërisë së Bitcoin kohët e fundit nuk është një gjë e keqe dhe në fakt mund të tregojë shenja të një “uljeje” të çmimeve, thanë analistët dhe investitorët për CNBC.

Monedhat dixhitale kanë rënë ndjeshëm nga një ecuri marramendëse në vitin 2021, ku Bitcoin u ngjit deri në 68,990 dollarë. Por gjatë muajve të fundit, çmimi i Bitcoin po qëndron me kokëfortësi në nivelin e 20,000 dollarë, një shenjë se paqëndrueshmëria në treg është ulur.

Javën e kaluar, paqëndrueshmëria 20-ditore e kriptomonedhës ra nën atë të indekseve Nasdaq dhe S&P 500 për herë të parë që nga viti 2020, sipas të dhënave nga firma kërkimore e kriptomonedhave “Kaiko”.

Lexo edhe: Bitcoin “stabilizohet” në 20 mijë dollarë. Strategët e tregut thonë se ky është “niveli kyç”

Aksionet dhe kriptovalutat kanë rënë ndjeshëm këtë vit pasi rritja e normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së dhe forcimi i dollarit rënduan sektorin.

Varësia e Bitcoin nga aksionet është rritur me kalimin e kohës pasi më shumë investitorë institucionalë kanë investuar në kripto. Por çmimi i bitcoin është stabilizuar kohët e fundit. Dhe për disa investitorë, lehtësimi i paqëndrueshmërisë është një shenjë e mirë.

“Bitcoin ka qenë i kufizuar në intervalin midis 18-25 mijë dollarëve për 4 muaj tani, gjë që tregon konsolidim dhe një model të mundshëm ngritjeje”, u shpreh Vijay Ayyar, kreu i pagesave ndërkombëtarëve në platformën e kriptove “Luno”.

Antoni Trenchev, bashkëthemelues i huadhënësit të kriptove “Nexo”, tha se stabiliteti i çmimeve të Bitcoin ishte “një shenjë e fortë se tregu i aseteve dixhitale është pjekur dhe po bëhet më pak i fragmentuar”. / CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0