Në Shqipëri numri i vizitorëve të huaj që hyjnë për qëllime biznesi përbëjnë 0,6 % të vizitorëve në total, ku vihet re se pushimet, vizita e të afërme, ato shëndetësore etj. zënë pjesën më të madhe të arsyeve për të cilat të huajt vizitojnë vendin tonë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga INSTAT, periudha e vitit ku më shumë të huaj kanë vizituar Shqipërinë për arsye biznesi ka qenë ajo e verës, muajt korrik-gusht-shtator, numri i të cilëve në 2014 ka arritur 12,7 mijë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë në 2015, ky numër ka ardhur në rënie, me rreth 12 %.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015 ky numër ka qenë më I ulët, me rreth 9.5 mijë vizitorë.
/Monitor?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.